E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kemi miratuar qindra ligje Rama bojkotoi ligje te rendesishme

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot në mesditë mbledhjen e fundit së këtij sesioni parlamentar të grupit parlamentar të PD-së, për të rifilluar në muajin Shtator. Kryeministri ju referua periudhës
nga shtatori 2009 deri në korrik 2011, ku janë miratuar me qindra ligje, akte dhe vendime të rëndësishme, ndërsa solli në vëmendje se bojkoti i Ramës nuk bërë të mundur miratimin e ligjeve të domosdoshme.

“Nga Shtatori 2009- Korrik 2011, ju keni shqyrtuar dhe miratuar 454 akte ligjore, të cilat qëndrojnë në themel të reformave që po ndryshon përditë Shqipërinë. Në këtë hark kohor ju të nderuar deputetë keni miratuar 308 ligje, 111 vendime, 35 rezoluta”, ka deklaruar kreu i Qeverisë. Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje aleatëve të PD-së.

Berisha tha se kjo mazhorancë arriti standardet e Europës së lirë, kjo mazhorancë adaptoi standardin e Buntestagut gjerman dhe se u bë e mundur miratimi i heqjes së imuniteti të deputetëve.

“Me ligjet ju keni përmirësuar klimën e bizneseve. Ne jemi nga vendet më të pakta në Europë që të mos njohë recensionin. Ju keni bërë të mundur zbatimin e politikës së rritjes së rrogave e pensioneve. Keni bërë të mundur e dhënin e dhjetëra koncesioneve , keni votuar ligje të rëndësishme dhe paketa ligjesh.”, tha Berisha.

Kryeministri solli në vëmendje se në këtë periudhë janë bërë të mundur fillimi i punimeve për shumë rrugë nacionale. Ne bëmë të mundur projektin e ndërtimit të rrugëve . Pas rrugës së Kombit tani ka nisur puna për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Kryeministri foli për reformën në arsim dhe nënvizoi se tani cilësia është ajo që duhet të na udhëheqë në sektorin arsim. Në sektorin shëndetësor po ashtu është bërë reformë e rëndësishme.

Ai me tej foli për reformën në sektorin e bujqësisë. Berisha tha se projekti i arrorëve është pritur shumë mirë nga fermerët. Deri tani janë paraqitur 1000 aplikime për përpjekin e arrorëve. Ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur të ardhurat tha kreu i qeverisë.
Shqipëria mund të gjenerojë 2 miliardë lekë të ardhura. Në këtë vend potencial janë shumë të mëdha ndaj duhet të bëjmë gjithçka për ti shfrytëzuar ato.

Më tej ai foli për pamundësinë e miratimit të disa ligjeve, siç është ligji për reformën zgjedhore, ligji për Gjykatën Administrative, Nuk u miratua Kodi për Transportin Ajror.

“Disa nga reformat ngecën për shkak se Rama bojkotoi dhe nuk votoi. Katër ditë më parë zoti Patosi i nisi një letër që të nisë bashkëpunime edhe gjatë këtij sesioni. Përgjigja ishte se kemi të bëjmë me një qeveri fashiste orientale. Sidoqoftë ne qëndrojmë të hapur për bashkëpunim me opozitën”, ka deklaruar Berisha.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›