Berisha Te henen shumica i kthen pergjigje ofertes se opozites

Ne Shqiperi kryeministi Sali Berisha deklaroi sot se te henen shumica do te ktheje pergjigje per oferten e bere nga partia socialiste lidhur me hetimin parlamentar te zgjedhjeve te qershorit 2009.
Socialistet e paraqiten oferten e tyre javen e shkuar kur kryetari Edi Rama ia dorezoi ate kryeministrit Sali Berisha gjate tryezes per reformen zgjedhore. Opozita kerkon qe kjo reforme te zhvillohet paralelisht me hetimin e zgjedhjeve te shkuara. Oferta e tyre ka te beje me shmangjen nga objekti i i hetimit i fleteve te votimit dhe perqendrimin vetem te materialet zgjedhore. Nga ana e tij kryeministri ka premtuar se fletet e votimit nuk do te digjen. eshtja e hetimit te zgjedhjeve eshte prej me shume se nje viti objekt i konflikteve te ashpra qe kane provokuar dhe nje ngerc te tejzgjatur politik me pasoja per realizimin e reformave te rendeishme qe i nevojiten vendit
Po te shtunen kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i eshte drejtuar me nje leter kryetareve te grupeve te se djathtes dhe se majtes ne parlamentin europian Joseph Daul dhe Martin Schulz si dhe komisionerit per zgjerimin Stefan Fule. Ndersa thote se sipas tij Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe institucionale qe e ka burimin te deformimi i zgjedhjeve te shkuara zoti Ruci shkruan se oferta e tyre eshte meshirim i rezolutes se parlamentit europian. Letra e zotit Ruci mbyllet me kerkesen drejtuar perfaqesuesve te komisionit dhe parlamentit europian qe ata ti kushtojne vemendje kesaj situate e cila sipas zotit Ruci nuk eshte aspak optimiste dhe se pa nje zgjidhje te arsyeshme kompromisi nuk premton asgje te mire per te ardhmen e afert perfundon kryetari i grupit parlamentar socialist.