Berisha: Të krijohet Banka Shqiptare për Zhvillim

Kryeministri Berisha ka hedhur sot idenë e krijimit të një banke shqiptare zhvillimi me destinacione të caktuara. Ndërsa ka folur në konferencën mbi rritjen ekonomike në vend, kryeministri Berisha theksoi se pas infrastrukturës rrugore, bujqësia do të jetë projekti kryesor që do të ndërmarrë qeveria për zhvillimin e mëtejshëm të vendit
"Duhet të mendohet krijimi i një banke shqiptare zhvillimi me destinacion sektorë të caktuara. Leksionet e krizës janë të mëdha por leksioni më kryesor është që nuk duhet të hiqet dorë nga prodhimi bujqësor. Bujqëisa përbën një zhvillim të rëndësishëm të vendit. Ne mendojmë se pa krijuiar një infrastruktrurë rrugore nuk mund të ketë zhvillim. Ndaj dhe ne do përqëndroehmi fuqishëm në bujqësi, dhe pas infrastrukturës ne do të ndërtojmë sistemin e vaditjes të standarteve më të mira” ka shtuar Berisha.
Kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria është e gatshme të bëjë ndryshime të tjera sa i përket lehtësimit të barrës fiskale për biznesin. “Aty ku informalitet liria e tregut është një vuajtje. Ndaj dhe ne do ti studiojmë bashkë me ekipin e ministrisë së financave se çfarë ndryshimesh duhet të bëjmë për të lehtësuar barrën fiskale për sipërmarrësit shqiptarë” tha Berisha.
Ai ka theksuar më tej se Shqipëria si pikë ujë në oqeanin global dhe në këto vite ia doli të ruajë rritje ekonomike pavarësisht krizës globale". Sipas tij Shqipëria falë modelit ekonomik të suksesshëm i bëri ballë krizës ekonomike globale.
"Shqipëria ia doli të ruajë një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa mesatarja e rritjes ekonomike të rajonit. Ndonëse i ndeju pasojat e krizës Shqipëria nuk ra në recession. Modeli i saj ekonomik funksionoi por ai ka nevojë për vitet që vijnë për një përmirësim të mëtejshëm në mënyrë që ne të mbetemi vend me rritje ekonomike” theksoi Berisha.
Ai ka theksuar gjithashtu se Shqipëria mbetet si një ishull me raport me vendet e tjera për sa i përket borxhit publik.
"Shqipëria ka një borxh publik rreth 60 përqind por ky borxh është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik, borxh vetëm për investimet. Dhe kjo ka bërë që Shqipëria të ketë ulje të borxhit publik me 1-2 përqind dhe kjo në sajë të reformave ekonomike dhe lirisë ekonomike” shtoi Berisha.
Kryeministri gjithashtu e cilësoi rritjen ekonomike si gjeneratorin kryesor të punësimit, të mirëqënies dhe zhvillimit të ardhurave.