E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkishërohet dhe mallkohet në kishë vrasësi i trefishtë në Lezhë

Kastriot Zhuba

Autori i vrasjes së trefishtë në Lezhë, Kastriot Zhuba, është shkishëruar dhe mallkuar në kishën e fshatit Blinisht ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Zhuba qëlloi për vdekje Rrok, Mire dhe Fatjon Shtjefnin.

Dje është kryer edhe ceremonia mortore e tyre. Trupat e pajetë kanë qëndruar për dy orë në kishë, ndërsa në meshë kanë qenë të pranishëm si rrallë herë gjashtë priftërinj, të cilët kanë lexuar pjesë nga Bibla, ku flitet për ata që vrasin. Ata po ashtu kanë lexuar dekretin e shkishërimit, të miratuar para pak ditësh.

Ndërkohë policia ka vazhduar kontrollet e saj për kapjen e Zhubës, për të cilin ka vënë edhe një shpërblim prej 1 milion lekësh të reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›