E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të ashpërsojmë ligjin që dosjet në hetim, mos dalin në pazar

TIRANË- Kryeminsitri i vendit Sali Berisha, vlerëson se mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor dhe shoqër për Shqipërinë.

Kryeministri kërkoi ashpërsim të legjislacionit sa i takon ligjit për mbrojtjen e të dhënave, qër ruajtjen e dosjeve sekrete dhe sidomos të atyre që janë në hetim.

“Mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor shoqëror për fat të keq në këtë vend, dalin në pazar dhe dosjet me sekrete, të atyre që janë nën hetim dhe gjykim të cilat përbëjnë dëmtim të rëndë të procesit, dalin dhe dokumenta të tjera, konstatoj me keqardhje se abuzohet edhe jeta e artistëve këngëtarëve është objekti I një agresioni mediatik dhe e tëra në masën 80% bazohet në skup dhe jo ndodhi reale”,- theksoi Berisha.

Shefi i qeverisë iu drejtua me nota kritikuese gazetarëve, të cilët abuzojnë me jetën personale të artisëtëve dhe sidomos këngëtarëve.

“Unë gjykoj se në këtë vend ligji duhet të rreptësohet, gjykoj se është e domosdoshme të ndërhyet edhe në kode penale në interesin më maksimal të mbrojtjes së privatësisë, por të vini re fundjava është e mbushur me shpifje dhe trillime dhe imagjinatë më vulgare për këngëtaret dhe artistët si në asnjë vend tjetër. Ndaj ta konsiderojmë këtë një hap të parë në rrugën dhe përpjekjen për të garantuar një mbrojtje të merituar ndaj jetës private të qytetarëve shqiptar”,- përfundoi Berisha.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›