Berisha Te merremi me turizem malor
Turizmi malor ne vend ka marre kohen me te gjate te diskutimit te djeshem te Kryeministrit Berisha gjate mbledhjes se qeverise. Sipas tij qeveria po shqyrton mundesite qe te heqe taksat per nje periudhe pese deri shtate vjecare per te gjitha investimet ne zonat malore me qellim turizmin.
Lidhur me kete ai iu drejtua ministrit te Financave Ridvan Bode per te gjetur modulet se si do te ndermerret kjo nisme. Ne kemi nje potencial te jashtezakonshem malor. Kete pasuri te jashtezakonshme duhet te bejme cdo gje qe ta veme ne perdorim e shfrytezim e ta kthejme ne vlere. Them ta perjashtojme nga taksat per nje 5 vjecar sepse turizmi malor ne Shqiperi pothuaj nuk ekziston nuk ekziston as si tradite - tha Berisha.