E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy anetare te KQZ-se rrezikojne zevendesimin

Deshira Subashi dhe Artan Laze kane kryer dy mungesa pa arsye ne rregullore parashikohet zevendesim. Anetaret kane 5 dite kohe te paraqesin justifikimin per mungesat


TIRAN - Dy anetaret e propozuar nga Partia Socialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve rrezikojne qe te shkarkohen nga funksioni per shkak te dy mungesave pa arsye. Kjo percaktohet ne nje nen te Kodit Zgjedhor i cili sakteson se ne rast se anetari i KQZ-se nuk merr pjese ne dy mbledhje radhazi pa nje arsye nisin procedurat e shkarkimit.


Per te dyten here dy anetaret e majte Deshira Subashi dhe Artan Laze nuk moren pjese ne mbledhje duke perseritur nje situate me ate te nje jave me pare ku buxheti per zgjedhjet vendore u miratua vetem nga mazhoranca.


Ne seanca ka munguar edhe Pandeli Varfri por ky i fundit ka paraqitur raport shendetesor.
Nderprerja para kohe e mandatit te anetarit te KQZ-se perfundon para afatit kur mungon pa shkaqe te arsyeshme ne dy mbledhje radhazi te KQZ-se ose ne periudhe zgjedhore per me shume se pese dite.


Nje nisme e tille per shkarkimin e dy anetareve te majte do te tensiononte edhe me shume situaten e krijuar ne institucionin qe administron zgjedhjet duke rrezikuar edhe zgjedhjet e ardhshme vendore qe do te zhvillohen me 8 maj.


Shkarkimi i anetarit te KQZ-se behet me vendim te Kuvendit pas propozimit te KQZ-se per shkaqe te parashikuara ne Kod. KQZ-ja eshte e detyruar te filloje proceduren per propozimin e shkarkimit jo me vone se 5 dite nga marrja dijeni per shkakun. Nese brenda ketij afati dy anetaret e majte nuk do te paraqesin ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve justifikimin per mungesen anetaret do te lirohen me vendim te Kuvendit pas njoftimit nga ana e KQZ-se. Nese dy anetaret nuk do te sqarojne mungesen ne mbledhje KQZ-ja do te kerkoje nisjen e procedures per zevendesimin e tyre.


Lidhur me mungesen e kolegeve te majte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kryetari Ristani ne mbledhjen e dites se premte shprehu keqardhjen duke kerkuar angazhimin maksimal per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme. Duke ironizuar votimin e pak diteve me pare edhe nga tre anetaret e majte te buxhetit per KQZ per vitin 2010 Ristani i beri thirrje tre anetareve qe te tregojne paanesi nga politika. Ne vertete jemi propozuar nga politika por nuk kemi asnje lidhje me te. Kemi detyre te bejme zgjedhjet.


Pavaresisht nga mungesa e kolegeve une mendoj qe duhet te vazhdojme me te gjithe kapacitetin tone pergjegjshmerine tone profesionalizmin tone punen per te menaxhuar zgjedhjet e ardhshme - tha Ristani. Vetem pak dite me pare kreu i KQZ-se Arben Ristani nepermjet nje letre ka vene ne dijeni Kuvendin se me date 1 shkurt per shkak te moshes se pensionit ngelet vakant.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›