Marrëveshja, pullat e reja fiskale me elementë sigurie
20/01/2011 Debat për firmën koncesionare në Komisionin e Ekonomisë
Pullat e reja fiskale do të kenë elementë shtesë sigurie dhe të dhëna mbi produktin që do të qarkullojë në Shqipëri. Gjatë diskutimeve dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u miratua marrëveshja koncesionare që fuqizon një marrëveshje 10-vjeçare për prodhimin e pullave. Më anën e kësaj marrëveshjeje parashikohet edhe prodhimi i pullave të kontrollit të barnave nga e njëjta kompani koncensionare. Marrëveshja parashikon vlerë fillestare investimi prej 10 milionë eurosh. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë pati debate nga deputetët në lidhje me procedurat e përzgjedhjes së kompanisë koncesionare. Deputetët e Partisë Socialiste kërkuan dokumentacionin e përzgjedhjes së këtij fituesi. Po kështu u kërkua informacion shtesë për efektin në buxhetin e shtetit. Këto të dhëna pritet të jepen para se marrëveshja koncesionare të kalojë për votim në seancë plenare. “Me porosi të pullave fiskale duhet të qartësohet emri i prodhuesit, origjina, vendi i prodhimit, data e skadencës, elementët e nevojshëm për kontrollin e atij produkti. Në momentin që do të hyjë në Shqipëri të gjithë inspektorët të kenë një skaner që në kohë reale do të thotë që kjo pullë është e prodhuar në filan vend, e importuar në filan vend duke bërë direkt chekimin e të dhënave me data bazën e koncesionarit. Në këtë mënyrë të sigurohemi që kemi jo vetëm cilësinë e produkteve që aktualisht janë objekt i akcizës, por dhe të barnave, që përbën një risi të këtij koncesioni”, – u shpreh dje Ariana Dyrmishi, drejtoresha e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave. Ndërkaq marrëveshja parashikon vendosjen e pullave fiskale edhe për birrën e prodhuar në vend. “Për herë të parë do vendosen pulla fiskale dhe për prodhuesit e birrës. Dhe këto pulla do të vendosen qoftë në formën letër, siç është aktualisht për importuesit e birrës, ne do të vendosim dhe për prodhuesit e brendshëm”, - u shpreh Dyrmishi. Marrëveshja do të diskutohet edhe në komisionet e tjera parlamentare para se të votohet në seancën plenare. Ndërkaq deputetët duhet të njihen me të dhënat shtesë që kërkuan në lidhje me këtë marrëveshje para votimit.