E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi kapet në Sirte, Al Jazira: Ka vdekur

Pas lajmit per kapjen e presidentit te dëbuar te Libise, Maumer Gadafi, te tjera lajme per vdekjen e tij nga televizonet e huaja.

Al Jazira ka raportuar se fundi se Gadafi ka vdekur gjate shkembimit te zjarrit mes tij dhe forcave rebele.

Thirrja e fundit e tij ka qene “Mos qelloni”.

Nderkohe qe nje televizion libian ben me dije se ai ka vdekur pasi  ka marre nje goditje ne koke.

Lajmi per kapjen e tij eshte transportuar nga mediat e tjera, CNN dhe BBC, por as njera e as tjetra  nuk kanë mundur të konfirmojnë raportet në fjalë.

Kohë më parë, komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se është liruar Sirte dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.

Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij janë duke e zbatuar një operacion pastrues dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›