E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, bie Sirte, zëra për kapjen e Gedafit

Forcat ushtarake të Këshillit të Trazicionit në Libi njoftojnë se kanë marrë nën kontroll edhe fortesën e fundit të Gedafit, qytetin Sirte, ndërsa ka zëra që flasin për kapjen e vetë colonel Gedafit.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, citon burime pranë Këshillit Nacional të Tranzicionit, të cilat thonë se kanë vënë në pranga Gedafin. Megjithatë, akoma nuk ka një konfirmim zyrtar.

Sirte është çliruar. Nuk ka  më forca të Gedafit është shprehur koloneli Yunus Al Abdali, shef i operacioneve në sektorin që vepronte të lindje të qytetit. Tashmë jemi në ndjekje të luftëtarëve të fundit që po përpiqen të arratisen, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›