Kërcënoi Topallin, shoqërohet në polici nipi i Haxhi Qamilit
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur për Shekullin se është shoqëruar në polici Fiqiri Xhameta, nipi i Haxhi Qamilit i cili në një intervistë ka bërë deklarata kërcënuese ndaj kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Sipas burime Xhameta është thirrur në Komisariatin numër 6, ku është pyetur lidhur me deklaratën e tij se Topalli është futur në gjak me fisin e tij pas përgjigjes që i dha Presidentit Topit.
Emri i Haxhi Qamilit u përmend nga kryetarja e Kuvendit në përgjigje të kreut të shteti Topi, ku ai theksoi pak ditë më parë nga Shkodra se kryeparlamentarja duhet më parë të mësojë artin e komunikimit.
Topalli reagoi duke theksuar se flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot.