Berisha Te nderhyje Protokolli bulevardi ka ngjyrat e Pigalit
Kryeministri Sali Berisha i kerkoi dje Protokollit te Shtetit te nderhyje ne bulevardin kryesor ne kryeqytet Deshmoret e Kombit. Ne mbledhjen e qeverise Berisha akuzoi kreun e Bashkise se Tiranes Edi Rama se ka transformuar bulevardin me zbukurime te paqena. Protokolli i Shtetit duhet te percaktoje qarte dekorin e ketij qyteti. Sot bulevardi kryesor Deshmoret e kombit me thote nje veteran ka marre ngjyrat e Pigalit nje lagje e vecante e Parisit dhe absolutisht veterani kishte te drejte. Shikojini jane identike ngjyrat e Pigalit. Por ky shesh nuk eshte Pigali por bulevardi Deshmoret e kombit. Interesohem dhe kete nuk e ka bere vete por ka porositur ngjyrat vete. Ka futur kompanite me sponsor dhe per kete ka bere mire por ngjyrat te atilla nuk mund te vihen. Bulevardi Deshmoret e kombit do te kete ngjyrat e dritat qe duhen. Pastaj e ben kete dy muaj pas martese. Protokolli i Shtetit te nderhyje ne qofte se eshte e mundur me kode te nderrohen ato ngjyra dhe te behen ngjyra normale. Francezet qe i bejne sheshit ndricimin me fantastik nuk i vene ne Champs Elysees ato ngjyra tha Berisha. Kreu i qeverise akuzoi opoziten edhe per liberalizimin e vizave duke thene se PS organizoi protesta e greva urie kunder ketij vendimi. Nuk mund te harrohet se ata te cilet bene cdo gje per te futur vizat ne kuti vendosen cadrat para Kryeministrise dhe Parlamentit ne momentin me kulmor kur merrej vendimi per vizat. Ata filluan greven e urise te ashtuquajtur greve urie absolutisht as edhe nje dite te vetme... gjithcka ne patronazhin e kryeministrit i cili largohej nga zyra ne 2 te nates gjersa bente kontrollin e fundit Fatmir Xhafa me fener. Pasi vinin picat e me radhe atehere largohesha e shkoja i qete ne shtepine time shtoi Berisha.