E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor zbulohen emrat

/ /

Konferenca e Kryetareve u mblodh dje pasdite duke marre vendimin per ngritjen e ketij komisioni dhe kalimin ne seance per votim. Por ndonese opozita paraqiti emrat e anetareve te komisionit hetimor konferenca nuk mori nje vendim se kur do te votohet ne seancen plenare. Kreu i grupit parlamentar te PD-se Gramoz Ruci paraqiti 7 anetaret e opozites qe do te jene ne komision i cili pritet te drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Nga ana tjeter opozita paraqiti edhe dy formula per te marre shumicen ne komision. Sipas variantit te pare nese komisioni do te kete 14 anetare me pjesemarrje te barabarte midis maxhorances dhe opozites kreu i tij i cili eshte i opozites do te kete dy vota. Ne variantin e dyte duke iu referuar edhe ligjit per komisionet hetimore parlamentare Ruci propozoi qe nese komisioni do te kete 15 anetare atehere kryetari do te kete 3 vota.
Ruci paraqiti edhe emrat e komisionit duke filluar nga Fatmir Xhafaj i cili pritet te jete kryetari dhe deputetet e tjere si Sajmir Tahiri Ilir Beqja Armando Subashi Asllan Dogjani Ermonela Felaj e Damian Gjiknuri. Ndonese zyrtarisht Partia Demokratike nuk ka bere te ditur anetaret e saj jane mesuar edhe deputet e maxhorances qe do te marrin pjese ne komision. Nga PD-ja do te jete kryesisht grupi i juristeve te saj ne Komisionin e Ligjeve duke filluar nga Ilir Rusmali Eduard Halimi Enkelejd Alibeaj Aldo Bumci Gent Strazimiri Arenca Trashani Edi Paloka dhe Viktor Gumi.
Nga ana tjeter Konferenca e Kryetareve nuk ra dakord per votimin dhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Kreu i grupit parlamentar te PS-se Ruci kerkoi qe votimi te behet neser ndersa maxhoranca kerkoi qe votimi te behet javen e ardhshme e cila eshte edhe seanca e fundit per kete vit. Per daten e ngritjes se komisionit hetimor do te vendose Kuvendi thuhet ne njoftimin zyrtar te Kuvendit.

Anetaret e komisionit hetimor

Partia Socialiste
Fatmir Xhafaj kryetar
Asllan Dogjani
Ermonela Felaj
Damian Gjiknuri
Armando Subashi
Ilir Beqja
Sajmir Tahiri
Partia Demokratike
Ilir Rusmali
Eduard Halimi
Enkelejd Alibeaj
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Arenca Trashani
Edi Paloka
Viktor Gumi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›