E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja e lire nga porti i Vlores. Ende nuk ka fluks te shtuar

Vladimir Ismaili dhe bashkëshortja e tij janë pasagjerët e parë që kanë kaluar nëpërmjet portit të Vlorës drejt Italisë pa viza. Pasaporta biometrike dhe garancia financiare janë të vetmet kushte që duhen plotësuar për të kaluar tashmë kufirin pa vizë.

"Shkojmë për vizitë në Itali, për të kaluar dhe festat tek djemtë tanë. Kemi kënaqësi të jashtëzakonshme, se prisnim një ditë që të iknim ne si gjithë të tjerët në mbarë botën", thotë Vladimiri.

"Po shkojmë në Torino, hera e parë që po shkojmë, jemi shumë të lumtur. E paimagjinueshme që të takosh fëmijët pas 6 vjetësh, që ata janë bërë më fëmijë, nuk e di se si do reagojmë atje kur të shohim fëmijët që janë rritur", thotë bashkëshortja e Vladimir Ismailit.

Porti i Vlorës i pregatitur më parë për një fluks të mundshëm udhëtarësh është përballur me një numër normal qarkullimi në hyrje dhe daljet e tij. Agjensitë turistike bëjnë të ditur se nuk kanë patur ndonjë fluks prenotimesh por lëvizjet kanë qenë në shifrat e zakonshme të udhëtarëve.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›