E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, strukture e re anti-terror

Policia e shtetit ka nje projekt per ngritjen e nje strukture te re kombetare per luften kunder terrorizmit.Ne takimin e përfaqësuesve të Interpolit dhe policive të 19 vendeve të Ballkanit dhe Europës Juglindore, zv/drejtori i pergjithshem i policise Agron Kulicaj prezantoi projektin për krijimin e një strukture të veçantë për bashkëpunimin me Interpol ne luftën ndaj terrorizmit.

"Ngritjen e nje strukture kombetare e cila do të jetë përgjegjëse jo vetëm në nivelin politik po dhe atë teknik për të stimuluar përgatitjen e dokumentit themelor strategjik për luftën kundër terrorizmit, por dhe në përcaktimin e përgjegjësive për politikat strategjike kombëtare për parandalimin e terrorizmit dhe për ndjekjen, investigimin e terroristëve nga autoritetet e sigurisë dhe ato të zbatimit të ligjit", tha Agron Kulicaj Zv/ Drejtor i pergjithshem i policise se shtetit. Takimi ku janë të pranishëm grupe pune do të zgjasë dy ditë dhe veç shkëmbimit të eksperiencës do të diskutohet edhe për tema konkrete të bashkëpunimit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›