E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Te njihen leje drejtimet e marra jashte vendit

Kryeministri Berisha e nisi mbledhjen e sotme të qeverisë duke kërkuar njohjen e lejeve të drejtimit të marra jashtë vendit.

“Të procedojmë për lejet e drejtimit të marra jashtë vendit”- deklaroi kreu i qeverisë, i cili kërkoi që të rishihet edhe mënyra e pagesës së taksave të mjeteve, në mënyrë q ëtë shmangen radhët.

Duke folur për marrëveshjen e bashkëpunimit me nobelistin Yunnus Berisha garantoi se qeveria do të ndihmojë me fonde biznesin social dhe në këtë kontekst ai u bëri thirrje bizneseve që të japin kontributin e tyre.
Ai paralajmëroi gjithashtu se baza ligjore për mbështetjen e biznesve sociale, sipas skemës së Junus do të jetë shumë shpejt gati.
“Fondi i biznesit social synon të punësoj njerëzit më të varfër që të hapin biznesin e tyre. Ata që dëshirojnë që këtë fond ta derdhin në biznesin social ne do të hartojmë ligjin që ta bëjmë të mundur këtë.Sistemi Yunus i jep kredi pa kolateral atyre që s’kanë. Ndaj edhe vendimi i ardhshëm i ynë për të kaluar taksën e dividentit te sipërmarrjet që duan në fondin e biznesit social është një hap shumë i rëndësishëm tjetër i yni për një shpërndarje më të mirë. Duhet të ecim të bazuar në doktrinat më të avancuara fiskale dhe jo në konceptet e mumuthit të korrupsionit që është Cac Angjeli, famoz, se ai është autori i rikthimit, por një përgjigje edhe ai e mori në darkën e ngrirë” tha Berisha.
Kreu i qeverisë u ndal tek taksat, politika për të cilat duket se do të jete boshti i fushatës elektorale në kontekstin e krizës ekonomike që po kalon bota.
Një tjetër studim ka mbështetur si modelin më optimal fiskal taksën e sheshtë, dhe çlirimin nga TVSH të makinerive të importit.
Me këtë rast kryeministri i bëri thirrje Ramës të heqë dorë nga ajo që e cilëson si taksa e dajës së tij Spiro Koleka.
“Taksa Koleka, apo taksa progresive është e rrezikshme. Me këtë taksë, ti vetëm sa në pamje të parë përpiqesh të arrish në barazi, por e thellon më shumë pabarazinë. Cila është kjo, kjo taksë përbën një kërcënim serioz e të madh, uroj që mos ta përdorë si dordolecat në arë, se absolutisht për sa i përket pushtetit ia thashë edhe në takimin tjetër, ai është si kryepersonazhi i Buxatit,që mbeti 36 vjet në pritje”- theksoi ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›