Klime sa me te favorshme per biznesin

Taksat që qeveria qendrore dhe ajo lokale aplikojnë ndaj biznesit të vogël në kryeqytet kanë krijuar një klimë pozitive në të bërit biznes. Tregtarët e rrugës “Fortuzi” gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të bashkisë nuk kanë shprehur asnjë ankesë mbi nivelin e taksave dhe për marrëdhëniet me administratën tatimore.
Gjatë këtyre takimeve anëtarja e këshillit bashkiak Eneida Gurria, u shpreh se nga kontakti i drejtpërdrejt me biznesin mësojnë mbi shqetësimet e tyre. Ajo deklaroi se politika aktuale e taksave të ulëta është një mbështetje për tregtarët.