Sistemi aktual i taksave i pershtatshem per biznesin

Rritja e taksave në këto momente është rekomandimi më i keq që i bëhet ekonomisë shqiptare...
Përfaqësues të biznesit shqiptar nuk përkrahin propozimin e FMN për rishikimin sistemit tatimor, si një rrugë për të rritur të ardhurat e buxhetit.
Sistemi aktual i taksave mund të prodhojë më shumë të ardhura...
konkurrenca dhe liria e tregut çon në rritjen e të ardhurave
ka disa elementë të administrimit që mund të çojnë në rritjen e të ardhurave në buxhet pa qenë nevoja të rriten taksat
Për kreun e “Biznes Albania”, kufiri i borxhit publik nuk është një tabu dhe kur përdoret në këtë mënyrë dëmton ekonominë. Marrja e kredive për investime nga ana e qeverisë i jep një stimul ekonomisë dhe nxit punësimin....
“Borxhi edhe mund të rritet mjafton të administrohet mirë. Me rritjen e kufirit të borxhit të stimulohet ekonomia”, deklaroi Bregasi.
Të dhënat pozitive të tremujorit të katërt të 2012-ës, kanë ndikuar në rritjen e parashikimeve nga institucionet ndërkombëtare për ekonominë e 2013-ës.
BERZH rrit parashikimin për një rritje me 2%, BB në raportin e dhjetorit vlerëson një rritje me 1,6% dhe FMN në 1,3%.