Berisha Te procedohet me shpejtesi drejt privatizimit

Ne mbledhjen e sotme te qeverise kryeministri Berisha eshte ndalur tek ceshtja e privatizmit. Privatizimi eshte nje proces jetik per vendin. Qellimi i tij eshte njekohesisht rritje e madhe e eficences se menaxhimit. Ndaj ne kte kontekst eshte e domosdoshme te procedohet me shpejtesi drejt privatizimit. Nuk ka asnje vend tjeter qe te kete sektor publik me te vogel se Shqiperia. Nuk ka asnje vend tjeter qe te kete bere privatizime me te thella se Shqiperia por ne do ti thellojme ato deklaroi kreu i qeverise gjate mbledhjes.
Duke propozuar privatizimin e INSIG-ut Berisha tha se jane edhe 1280 objekte te tjera te cilat jane ne proces e siper. Per te gjitha keto objekte ne rastet ku ato kane pronar atij do ti respektohet e drejta e parablerjes. shte e domosdoshme qe ato te kene perparesi. Te tjerat do te privatizhon ne perputhje me rregullat dhe transparencen e plote. Le te konsiderojme gjysmen e dyte te ketij viti si vendimtare ne kompletimin e procesit te privatizimit.