Perurohet nje vit me vonese ura mbi lumin Bune
Perurohet ura e re mbi lumin Buna ne qytetin e Shkodres nje nder urat me te rendesishme te vendit qe sherben si e vetmja rruge lidhese mes qytetit dhe pjeses perendimore te tij lagjeve Shiroke e Zogaj dhe komunes Ana e Malit por dhe si pjese e aksit rrugor kombetar Shkoder- Murriqan qe lidh Shqiperine me Malin e Zi. Qytetare te shumte te Shkodres te cilet prej kohesh e kane deshiruar ndertimin e kesaj ure dhe qe kohet e fundit kane shfaqur interes per perfundimin e saj kane mbushur dy anet e ures se re ne drejtim te kalase Rozafa dhe te rruges drejt Zuesit. I pranishem ne perurimin e kesaj vepre ishin kryeministri Sali Berisha kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ministri i pakicave ne Mal te Zi Ferhat Dinosha ai i Transporteve te Shqiperise Sokol Olldashi deputete e drejtues vendore te Shkodres dhe Ulqinit. E nisur te ndertohet ne maj te vitit 2008 perfundimi i saj ishte parashikuar ne maj te vitit 2010 por situata e permbytjeve qe pati Shkodra gjate vitit 2010 pengoi punimet dhe u desh dhe nje vit tjeter qe ura e shumepritur nga shkodranet te ndertohet. Ura e re e Bunes ka nje sistem hapjeje dhe mbylljeje per te mos penguar lundrimin mbi Bune. Ajo ka nje gjatesi prej 2755 metrash dhe gjeresi 135 metra me dy drejtime levizjeje dhe dy trotuare anesore. Ka nje lartesi prej 6 metrash nga pasqyra e ujit. Vlera e ndertimit arrin ne shifren e rreth 7 185 000 dollareve dhe financuese eshte Banka Islamike per Zhvillim ndersa kontraktori nje firme kuvajtiane. Pjesa metalike e levizshme ka gjatesi 75 metra dhe krahet metalike do te bejne te mundur hapjen dhe mbylljen e ures per kalimin e anijeve mbi Bune. Hapja dhe mbyllja e ures perbehet nga dy sisteme ai elektromekanik me kohezgjatje nga 35 - 4 minuta dhe per hapje manuale qe zgjat 15 minuta.