Berisha: Të quash rilindas Koçon dhe Fidelin është si të thuash Zani Çaushit, Skënderbe
Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje kandidatët për deputetë të PD-së në qytetin e Krujës. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka sulmuar kandidatët për deputetë të propozuar nga kreu i PS-së Edi Rama. Të quash Koço Kokëdhimën, Fidelin apo Tom Doshin rilindas të shqiptarëve, është si të quash Zani Çaushin Skënderbeun e tyre, u shpreh kryeministri Berisha. Në vijim, kreu i qeverisë komentoi edhe qëndrimin mbajtur deri më tani nga Partia Socialiste për votimin e tre ligjeve. Zoti Edi Rama me një akt më të papërgjegjshmin bllokoi statusin e vendit kandidat. A mundet një shqiptar tu bënte shqiptarëve këtë që bëri Rama. Te nderuar socialistë të Krujës dhe mbarë Shqipërisë le ti shtrojnë pyetjen, çfarë ndodhi që i votove sot pas 236 ditësh. A nuk tha se po i bllokoi për Fierin, çfarë do tu thuash sot qytetarëve të Fierit që skishe arsye për të mos i votuar por spekulove me emrin e tyre për interesa personale, tha kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek mandati i tretë qeverisës, kreu i qeverisë premtoi të tjera investime gjatë katër vjeçarit të ardhshëm. Do vazhdojmë të bëjmë çdo gjë për mirëqenien tuaj, punësimin tuaj. Alternativa jonë është rruga e integrimit. Së shpejti do marrim statusin e vendit kandidat. Do hapim negociatat për vend anëtar në bashkimin evropian, deklaroi kryeministri Sali Berisha.