E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Palët të respektojnë Kodin Zgjedhor, humbësi të njohë rezultatin

Shqipëria është pranë marrjes së statusit pas miratimit të tre ligjeve

Meta 3 ligjetKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha dje se zgjedhjet e 23 qershorit duhet të jenë sipas standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët pavarësisht situatës në KQZ. Sipas Metës të gjitha palët duhet të respektojnë Kodin Zgjedhor, ndërsa bëri apel për më shumë bashkëpunim mes palëve.
Deklarata
Unë mendoj se pavarësisht nga problemi që e njohim të gjithë është e rëndësishme të respektohet Kodi, është e rëndësishme të evitohet gjuha e denigrimit ndërmjet gjithë aktorëve gjatë kësaj fushate. Duhet të jemi në një standard komunikimi edhe me njëri-tjetrin, edhe të debatit, edhe të dialogut. Në këtë drejtim unë besoj se janë të gjitha mundësitë që zgjedhjet e 23 qershorit të arrijnë në standardet më të mira pavarësisht nga çështja e KQZ-së, u shpreh Meta. Sipas kreut të LSI-së, të gjitha palët duhet të njohin rezultatin e dalë nga zgjedhjet si deh të punojnë për integrimin e vendit. Të pranojmë të gjithë rezultatin e zgjedhjeve, të pranojmë vullnetin e popullit tonë dhe të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e vendit, për zhvillimin e sipërmarrjes së lirë që do të thotë më shumë shanse dhe mundësi për qytetarët tanë që kërkojnë punë dhe mirëqenie që të ecim më shpejt drejt Bashkimit Evropian, deklaroi Ilir Meta.
Tri ligjet
Duke komentuar votimin e tri ligjeve në parlament Meta tha se pas këtij vendimi vendi është më paranë marrjes së statusit. Pa asnjë diskutim që Shqipëria është shumë pranë marrjes së statusit të vendit kandidat pas miratimit të tre ligjeve sot, sepse tre ligjet kanë qenë një minimum i domosdoshëm për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe ky minimum tashmë është realizuar, tha Meta. Kreu i LSI-së tha se votimi i tre ligjeve është një mesazh pozitiv për SHBA-të dhe BE-në. Është dhënë një mesazh shumë pozitiv për evropianët dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë qenë dhe janë në mbështetje të vendosur të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›