E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me mision në Kandahar për të bërë paratë e dasmës

Share

Aleksandër Peci, djaloshi me origjinë nga Tropoja, kishte pak më shumë se një muaj që ishte nisur për në Afganistan. Ai u qëllua nga persona të veshur si policë afganë ditën e hënë, ndërkohë që fillimisht u raportua i vdekur nga Ministria e Mbrojtjes. Më pas u deklarua se ishte në gjendje kome. Sot ai pritet të niset për kurim të mëtejshëm në Gjermani. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar dhe janë rritur mundësitë që ai të qëndrojë në jetë.

Ndërkohë në familjen e tij kanë vërshuar me dhjetëra media, që kanë përjetuar momentin kur është dhënë lajmi i kobshëm, por edhe kur është mësuar se Peci ishte gjallë. Siç raporton Shqip, Peci kishte shkuar me mision në Afganistan, pikërisht në Kandahar, për të bërë paratë për dasmën. Ai ishte i fejuar me një vajzë nga Shkodra dhe prisnin të martoheshin kur ai të kthehej nga misioni, që për shumëkënd në Shqipërinë e varfër e pa punë është një mundësi e mirë për të fituar para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›