Berisha: Të zëvendësohen llampat në institucione
Dje, në fillim të mbledhjes së qeverisë, duke ngritur kokën drejt llambave inkandeshente, kreu i ekzekutivit i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm që të marrë masa drastike, me qëllim që llambat të zëvendësohen.
Madje, sipas Berishës, kjo procedurë duhet të ndiqet edhe në spitale e shkolla, me qëllim që të kursehet energji.
"Zoti sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në bashkëpunim me Sekretarët e Përgjithshëm të të gjitha institucioneve do të ushtroni kontrollin më të rreptë, të zhduken me urgjencë të gjitha llambat e zakonshme dhe të zëvendësohen ato. Llambat inkandeshente nuk mund të jenë më në asnjë institucion shtetëror. BE-ja që është nga ana tjetër dhe bashkimi i të pasurve të botës i ndaloi ato llamba, me vendim të veçantë. Ne kemi marrë një vendim për këto llamba, por këto nuk mund të ekzistojnë më zotërinj Ministra në asnjë shkollë të Shqipërisë, në asnjë spital të Shqipërisë në asnjë institucion të vendit. Zëvendësimi tyre me urgjencë është kushti i të gjitha kushteve për të frenuar rritjen e shpenzimeve administrative. Mos të detyrohemi pastaj të veprojmë në mënyra shumë të rrepta", - tha Berisha, i cili dje pas shume e shume deklarimesh qe Shqiperia nuk ehste prekur nga kriza boterore, tha se pa te keq qe "jemi ne veshtiresi nga kriza'