E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Synimi ynë, Shqipëria superfuqi e energjisë së gjelbër

KOPENHAGEN- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në samitin e Kopenhagenit se synimi i qeverisë së tij është ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të vogël prodhuese të energjisë së gjelbër në rajon.
Deklarata është bërë sot gjatë përshëndetjes së Berishës për Samitin për Ndryshimet Klimatike. Në fjalën e mbajtur në seancën e këtij Samiti, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare i konsideron ndryshimet klimatike si një prej kërcënimeve më serioze me të cilën përballet planeti ynë dhe një prej çështjeve më komplekse që duhet trajtuar me vendosmëri dhe efikasitet.
Sipas tij, qeveria shqiptare ka integruar ne Strategjinë e saj te Zhvillimit Kombëtar parimin e zhvillimit te qëndrueshëm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt një ekonomie pa karbon.
"Aktualisht rreth 95% e burimeve dhe konsumit të energjisë së vendit tim vjen nga energjia hidrike. Potencialet hidrike janë shumë të mëdha. Më shumë se 2/3 ngelet për tu shfrytëzuar. Në këtë kontekst, ne planifikojmë të ndërtojmë rreth 440 hidrocentrale me një fuqi totale prej, së paku 20 miliardë kilovatore"-ka thënë ai.

***
Jo me larg se 1 vit me pare, Berisha deklaronte ne vijimesi se Shqiperia eshte e interesuar per energji berthamore dhe per TEC-e me qymyr.

Gjate takimit me Berluskoni ne Itali, ne fund te vitit te kaluar, duke pershendetur nenshkrimin e disa marerveshjeve me investitore italiane te çimentos, qe kane mberritur ne shqiperi, Berisha thoshte:
"Synojmë te jemi superfuqi energjitike në rajon. Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë". Duke zgjedhur të flasë italisht dhe me superlativa për homologun italian, Berisha garantoi Berluskonin se Shqipëria është një vend i sigurt për investime.

"Në vizionin tim Shqipëria shikon tek Italia partnerin e parë për të bashkëpunuar në sektorin e energjisë, përfshi këtu dhe fushën e energjisë atomike", u shpreh kryeministri Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh gjithashtu se "marrëveshjet e nënshkruara me Italinë, lidhen me ndërtimin e disa parqeve industriale që do të administrohen nga investitorët italianë".
Duke qëndruar te energjia, Berisha vuri theksin edhe tek energjia bërthamore. "Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë".

Deklaratat e sotme ne Kopehagen jane disi te ndryshme si pikesynime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›