E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vendimi i Kolegjit ne baze te Kushtetutes

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se numërimi i cdo vote është parimi themelor i një sistemi zgjedhor në një sistem demokratik, ndërsa theksoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte në nderim të Kushtetutës dhe parimit universal të leximit të cdo vote.

"Gjykatësit shqiptarë, njësoj si ata ndërkombëtarë respektuan kushtetutën e vendit të tyre dhe parimit të numërimit të cdo vote, pasi nuk mund të përjashtohet nga numërimi asnjë votë e vetme, kur ligji e përcakton atë", tha Berisha, në mbledhjen e sotme të Komitetit të Integrimit.

Kreu i qeverisë theksoi se gjithcka po zhvillohet është në kuadrin e shtetit ligjor, ndërsa ftoi opozitën që të jetë pjesë e vendimeve të rëndësishme dhe të mos bllokojë proceset integruese të vendit.

"Testi i fundit politik, po provon edhe funksionimin e shtetit ligjor", tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›