E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Thaçi emëroi të pandehurit në Kryesi të PDK-së në Prizren

Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha ka komentuar zgjedhjen e Kryesisë së re të PDK-së në Prizren. Ai tha se kryetari PDK-së Hashim Thaçi në Kryesi të PDK-së në Prizren, ka zgjedhur të pandehurit, të cilët nga gjykata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton PrizrenPress

“ Thaçi mbrëm emëroi të pandehurit në Kryesi të re të PDK-së në Prizren, ku në kërye të kësaj liste është i pandehuri Ramadan Muja, ndërsa brenda saj ka edhe të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Berisha në emisonin “Kontakt “ në TVO.

Kryetari i BD-së, Berisha tha se “Kryesia e të pandehurve të PDK-së” nuk do të mund t’i fitojë kurrë zgjedhjet në Prizren. “Unë kam miq të mirë edhe në PDK, të cilët janë të përgatitur, por ata nuk kanë ardhur në shprehje vetëm pse nuk pranojnë të bëhen servil, prandaj me të pandehurit PDK-ja nuk do të mund ta fitojë kurrë Prizrenin”, tha Berisha.

Kryetari i Bashkimit Demokratikm, Zafir Berisha , ndërkaq ka folur edhe për përgatitjet që BD-ja po i bënë për t’i fituar zgjedhjet lokale në Prizren.

Ai tha se BD-ja në zgjedhjet e ardhshme do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët. “ Ende nuk kemi vendosur për koalicione, por BD-ja është e përkushtuar që koalicionin ta bëjë me qytetarët”, tha Berisha/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›