E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turne i Obamas në Amerikën Latine

Presidenti amerikan, Barak Obama tha se lufta kundër karteleve të drogës nuk do të fitohet nëse nuk forcohen ekonomite e vendeve të Amerikës Latine. Gjatë një konference për shtyp me presidenten e Kosta Rikës, Laura Chinchilla, Obama tha se organizatat kriminale lulëzojnë në vendet me ekonomi të dobët. “Sa më të forta ekonomitë dhe institucionet për individetët që kërkojnë rrugë legjitime, më pak të fuqimshme do të jenë organizatat e narko-trafikut”, tha ai.

Pjesa më e madhe e kokainës që prodhohet në Amerikën Latine trafikohet në rajon dhe më pas mbërrin edhe në Shtetet e Bashkuara. Presidentja e Kosta Rikës bëri thirrje për një qasje të re për problemin e drogës në rajon, transmeton Koha

“Kosta Rika nuk ka një ushtri dhe nuk mund ta lejojë të vijë në situatën e luftës me kartelet e drogës”, tha ajo.

Presidenti amerikan Barak Obama do të marrë pjesë në samitin e Sistemit të Integrimit të Amerikës Qendrore (SICA) që përfshin Republikën Domenikane dhe shtatë vendet e Amerikës Qendrore; Belizën, Kosta Rikan, El Salvadorin, Guatemalan, Hondurasin, Nikoraguan dhe Panamanë.

Shtetet e Bashkuara kane nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa vendet te Amerikes Qendrore dhe Meksike, te cilat synon t’i rinovojë. Samiti do te diskutoje për tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik. Nga ana tjetër, Kosta Rika dhe vende te tjera pritet te paraqesin kushtet te favorshme për të blere gaz nga Shtetet e Bashkuara.

Amerika Qendrore është përfshirë nga një vale dhunë, e gjeneruar nga trafiku i drogës. Bandat lokale janë punësuar nga kartelet meksikane për ta sjellë lendet narkotike nga Amerika e Jugut. Këto organizata janë përfshire ne trafikun e qenieve njerëzore, atë te armeve apo ne forma te tjera te krimit.

Obama e nisi turin tre ditore në rajon të enjten, duke ndaluar fillimisht në Meksikë, ndërsa të premten mbërriti në San Hose, në kryeqytetin e Kosta Rikës.

Kjo është vizita e pare, pas marrjes se mandatit te dyte. Barak Obama është i pari president amerikan, pas Bill Klintonit në vitin 1997, që vizitoi rajonin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›