Tuneli u kry, tani jemi nje

RRESHEN - Jane vetem pak centimetra trashesi dheu qe bejne perfundimisht bashkimin e dy aneve te tunelit qe do te lidhe Thirren e Fanit me Kalimashin e Kukesit. Pikerisht kjo fije ndarjeje, qe me shume eshte nje mur simbolik, do te shembet mesditen e se dieles, kur ne njeren ane te tunelit do te jete kryeministri i Kosoves z. Hashim Thaci dhe ne anen e zones se Fanit do te jete kryeministri shqiptar z. Sali Berisha.
Pikerisht per kete jane marre te gjitha masat e nevojshme qe takimi mes dy kryeministrave te ndodhe ne piken e takimit ne mesin e tunelit 5.5 km te gjate. Nderkohe sherbimet e sigurise teknike kane marre te gjitha masat per sigurine e ceremonise historike e cila shenon edhe fundin e nje izolimi shume shekullor. Qindra punonjes qe kane marre pjese ne ndertimin e rruges jane trajnuar per te qene sa me te kujdesshem per diten e neserme, pikerisht per faktin se falenderimet e kryeministrave do te jene per qindra punonjes e mekanizatore te cilet kane punuar pa nderprerje dhe perkushtim per perfundimin e rruges se shume pritur per shqiptaret ne te dy anet e kufirit. Ndersa qindra banore te komunes se Fanit jane pergatitur per te realizuar nje feste te vertete me kete rast.
Detajet e ceremonise
Ceremonia solemne e takimit te dy kryeministrave ne piken ku bashkohen dy anet e tunelit, do te shoqerohet me masa teper te rrepta sigurie. Referuar kerkeses se kompanise ndertuese, vetem 20 persona do te lejohen te jene te pranishem ne ceremoni, nga te dy delegacionet e kryeministrave Thaci dhe Berisha.
Nderkohe te gjithe gazetaret dhe kamerat do te duhet te presin ne fillim te tunelit, ne pjesen e Thirres se Fanit ku edhe do te zhvillohet konferenca per shtyp e te dy kryeministrave.