E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cngjyrosja e partive politike

Edhe nje sy i pastervitur politik, sapo sheh listat elektorale te partive kryesore, ve re se partite ne perzgjedhjen e kandidateve te tyre jane "cngjyrosur" politikisht. Ne lista gjen kryesisht njerez me shkollim te spikatur, kryesisht perendimor, tekniciene qe kane shkelqyer ne pozicionet e tyre administrative, individe me influence ne disa zona periferike te vendit, gra, qe thjesht jane future ne lista nga detyrimi ligjor, dhe, me ne fund, nje numer te kufizuar njerezish politike, me backgraund dhe histori politike. Keshtu listat jane cngjyrosur maksimalisht nga perkatesia politike, meritokracia partiake, jane bere me pragmatiste dhe perfshirese. Ne dy listat kryesore, PD dhe PS, mungojne shume nga figurat historike te partive perkatese, mungojne njerezit qe deri dje i kane dhene imazhin dhe identitetin politik.

Perse kjo perzgjedhje?

Natyrisht kjo perzgjedhje eshte bere per t'iu pershtatur dhe per te perfituar sa me shume nga ligji i ri elektoral dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ne nje sistem maxhoritar, partite ishin te detyruara te perzgjidhnin njerez te njohur politikisht, per t'u identifikuar qarte perballe kundershtareve te tyre dhe per te terhequr sa me shume militante rreth vetes. Keshtu individi identifikohej me zonen elektorale, njihte me emer e mbiemer te gjithe votuesit e tij, i mbante "gjalle" ata me premtime apo edhe me ndihma konkrete. Natyrisht, ne ato kushte kandidati punonte vetem ne "feudin" e tij elektoral, pa u shqetesuar shume per zonat e tjera. Kjo filozofi, krijoi nje lidhje te drejtperdrejte te kandidatit me elektoratin. Por sistemi proporcional e shmang kete parcializim politik ne zona elektorale dhe e zgjeron ate ne shkalle qarku, ku perfshihen shume zona zgjedhore. Tani puna e kandidatit koke me koke, shtepi me shtepi nuk ka me kuptim dhe fushata elektorale zhvillohet kryesisht ne qendrat e medha te banimit, ne media dhe kryesisht ne televizione.

Nga ana tjeter, mesa duket koha e militantizmit folklorik po perfundon edhe ne Shqiperi. Ky eshte nje zhvillim shume pozitiv per nje vend demokratik. Partite me te medha evropiane do t'i kishin zili simotrat e tyre shqiptare per numrin e anetaresise se tyre ne raport me popullsine. Kjo tregonte jo vetem anen qesharake te funksionimit te partive politike shqiptare, por edhe nje ekstremizim te skajshem politik te jetes se vendit. Te ndergjegjshme per kete, partite politike jane bere me pragmatiste dhe duan ta zgjerojne numrin e perkrahesve te tyre pertej militantizmit te anetareve dhe simpatizanteve te tyre. Dhe menyra me e mire per ta bere kete eshte cngjyrosja politike e kandidateve, te cilet sigurojne vec votave te militanteve edhe ato te njerezve qe ndillen me shume nga individi dhe vlerat e tij sesa nga perkatesia politike. Ndaj duket sikur partite kane vrapuar pas njerezve pa "biografi" politike, kane rrembyer cdo emer qe ka nje diplome te nje universiteti me emer ne bote apo te nje individi qe gezon respektin e njerezve perreth. Ndaj, po t'i shohesh me vemendje kandidaturat e dy partive kryesore, bindesh se pertej konkurrences blu-roze, konkurrojne CV-te civile dhe akademike te kandidateve, universitetet ku kane studiuar apo pozicionet qe kane pasur ne administrata te ndryshme. Kjo natyrisht krijon nje problem me sistemin politik, sepse per te funksionuar normalisht, partite kane nevoje per struktura, biografi politike dhe memorie politike. Natyrshem tek cdo individ me aksione ne bursen politike te njeres apo tjetres parti, do te lindin pakenaqesite. Perse u dashka kontribuar ne nje parti kur ky kontribut nuk vleresohet, nuk merret ne konsiderate? Ndaj rezultati i ketyre zgjedhjeve do te tregoje nese perzgjedhjet kane qene te sakta apo do te korrigjohen ne ballafaqimet e ardhshme elektorale.

Mesa duket ne PS kjo ka krijuar nje problem serioz, sepse ballafaqimi mes figurave historike te se majtes dhe njerezve te rinj te thirrur ne apel eshte me i dukshem dhe me konfliktual. Kuptohet se Rama eshte gjendur perballe nje nevoje per ta pastruar partine nga te gjithe ata qe ishin dhe mbeten perkrahes te funksionimit tradicional te partise dhe vendosjes se diktatit te tij me njerezit qe i ka pasur vete perreth. Fakti qe Nano, themeluesi i kesaj partie, nuk u perzgjodh ne listat elektorale te PS tregon se Rama ka vendosur te rriskoje maksimalisht rezultatet elektorale ne dobi te kontrollit te plote te partise. Por ku do te shkojne te gjithe ata militante socialiste qe gjithe aktivitetin e tyre e kane ndertuar mbi figuren e Nanos? Deklaratat ne distance mes Nanos dhe Metes, duket se do t'i drejtojne ata drejt LSI-se, duke e kthyer ate ne partine me ngjyrosjen me te madhe politike.

Djathtas ky rrezik ekziston gjithashtu, por ne permasa me te vogla. Vete funksionimi i PD-se ne vite ka treguar se megjithe largimet, perjashtimet, shmangiet apo ndarjet e figuarve historike te saj, militantet kane qendruar te palekundur rreth liderit kryesor, eshte nje tregues i qarte se kjo parti nuk do te kete shume probleme ne kete kuptim. Poli i Lirise, eshte nje kompozim i disa individeve me shume sesa nje parti politike me frymezim te qarte politik dhe militantesk.

Sidoqofte, keto zgjedhje jane nje test se cfare do t'i sjelle vendit cngjyrimi politik i partive kryesore dhe rrjedhimisht forcimi i pushtetit te lidereve partiake. Dhe per me teper, sa do jene ne gjendje teknicienet dhe kandidatet pa ngjyre te shnderrohen neser ne lidere politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›