Berisha-Thaçi takim në Durrës

Kryeministri Sali Berisha pritet të zhvillojë sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Takimi i njoftuar nga zyra e shtypit e kryeministrit kosovar është paralajmëruar se do të zhvillohet në qytetin e Durrësit.
Sipas kësaj zyre, dy kryeministrat do të diskutojnë për çështje me interes të përbashkëta si dhe për procesin e integrimit evropian për të dyja vendet. Në takim do të jenë edhe dy ministrat e Brendshëm, përkatësisht ai shqiptar Lulzim Basha dhe homologu i tij, Bajram Rexhepi, si dhe dy ministrat e Integrimit, Majlinda Bregu dhe Besim Beqaj.
Gjatë takimit do të diskutohet për ndihmën dhe provojën e Shqipërisë për liberalizimin e vizave, si menaxhimi i kufijve, etj.