Rushaj:PS do të mohojë të vërtetat e ekonomisë

Ministria e Financave ka reaguar sot pas deklaratave në bordin ekonomik të PS-së, që e cilësoi ekonominë shqiptare në gjendje të vështirë. Alfred Rushaj zëvendësministër i Financave tha se sot një këshill sharësash i paguar u përpoq të mohonte të vërtetat e ekonomisë shqiptare.
Sipas tij, politikat e ekonomisë ndërmarrë nga qeveria shqiptare kanë ndikuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptarëve. Zoti Rushaj nënvizoi se këtë vit ka 15 mijë të punësuar më shumë se gjatë 2009-ës.
Sipas zëvendësministrit të Financave, klima e biznesit e krijuar nga ana e qeverisë shqiptare ka rritur numrin e investimeve. Duke iu përgjigjur pyetjes së PS-së se ku do gjenden paratë për rritjen e pagave dhe pensioneve, Rushaj tha se rritja do realizohet në sajë të të ardhurave të mbledhura në buxhetin e shtetit nga tatimet e taksat.