E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiptari" vlerësohet në Moskë


Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, filmi "Shqiptari" është vlerësuar me dy çmime dhe aktori Nik Xhelilaj si aktori më i mirë i Festivalit në Rusi. Projeksioni i parë ishte për median më 23 qershor dhe shfaqja zyrtare më 24 e 26 qershor në Kinema Tetori.

"Shqiptari" është prodhim i Neue Schonhauser Filmproduktion (Gjermani), On Film Production (Shqipëri) në bashkëpunim me Sudëestrundfunk Arte, financuar nga Medienboard Berlin Brandenburg, Deutscher Filmforderungsfond dhe Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë.

Skenari është shkruar nga Johannes Naber dhe Andeta Spahivogli, Christoph Silber, Alexander Steimle, Solveig Cornelisen, drejtor fotografie Sten Mende. Producentë të tij janë Boris Schönfelder dhe Dritan Huqi.

Një shqiptar emigrant në Gjermani dhe jeta e tij është ajo e një të huaji, që gjithsesi kthen kokën pas, në vendlindje. Kjo është historia e filmit "Shqiptari" të regjisorit të ri gjerman Johannes Naber, i cili jo vetëm ka përfunduar realizimin e tij, por do të shfaqet edhe në një sërë festivalesh të njohur të filmit në botë.

Në film interpretojnë një sërë aktorësh të njohur shqiptarë të disa brezave, si dhe aktorë të huaj. Bëhet fjalë për aktorët: Nik Xhelilaj, Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime Lajçi, Vasillaq Godo, Eva Löbau, André Hennicke, Tomek Noëicki, Young-Shin Kim, Yllka Mujo, Guljem Radoja, Bruno Shllaku, Julian Deda.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›