Padia e Pezës, Gjykata e Lartë cakton trupën që do gjykojë Berishën
TIRANE - Gjykata e Lartë ka zgjedhur sot trupën e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë padinë e deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, kundër kryeministrit të vendit Sali Berisha.
Deputeti Peza dhe bashkëshortja e tij, Entela Peza kanë paditur kreun e qeverise për shpifje, duke iu referuar akuzave që ka bërë më parë kreu i mazhorancës në adresë të deputetit socialist.
Pas hedhjes së shortit, relator i çeshtjes u zgjodh Ardian Nuni, ndërsa në përbërje të trupit gjykues do të jenë Arjana Fullani, Besnik Imeraj, Guxim Zenelaj dhe Medi Bici.
(er.nu/BalkanWeb)