E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Tirana do te kete njeren prej unazave me moderne

25/11/2010Qeveria hap tenderin per fillimin e ndertimit te unazes se Tiranes

Tirana nuk mund te mbahet peng e Lepurit apo ndonje tjetri

Tirana nuk do te mund te mbahet me peng as e Lepurit as e tjeterkujt. Tirana do te ndertohet - deklaroi dje Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se perjavshme te Qeverise. Tirana do te kete njeren prej unazave me moderne ku sipas Berishes ne krahun veriperendimor te saj do te jete me 8 korsi beri te ditur dje Berisha Keshilli i Ministrave gjithashtu ne mbledhjen e djeshme miratoi vendimin per lejimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve te zhvilloje proceduren e prokurimit me objekt ndertimin e rruges Komuna e Parisit- rruga e re Tirane - Elbasan.

Unaza e Re

Duke u ndalur gjeresisht ne kete vendim si dhe ne lidhje me spekulimet sipas te cilave Qeveria ka djegur kredine per unazen e Tiranes kryeministri sqaroi se per dy vjet me radhe Qeveria ka pranuar te jape garancine sovrane per unazen e Tiranes gje e cila ka ndeshur ne mospranimin nga ana e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Zoti Edi Rama u deklaroi qytetareve se eshte Qeveria ajo qe ka djegur kredine per unazen. Ky eshte nje mashtrim i denje vetem per ate qe ka shnderruar ne moral genjeshtren. Kredia as nuk eshte djegur dhe as nuk digjet - u shpreh Kryeministri i cili vijoi ne akuzat e tij duke thene se Rama udhehiqet nga parimi i percmimit i nenvleftesimit dhe madje ndonjehere deri ne urrejtje ndaj qytetareve. Ne kete kontekst shefi i ekzekutivit kerkoi nga ministri i Puneve Publike dhe Transporte Sokol Olldashi publikimin e te gjitha dokumenteve zyrtare qe faktojne se Qeveria ka pranuar te jape garancine per unazen.

Vendimi per prokurim

Me pas ne fjalen e tij Kryeministri Berisha deklaroi dhe miratimin e vendimit nga ana e Qeverise per te lejuar Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per te hapur tenderin per ndertimin e unazes se Tiranes segmentin Komuna e Parisit-rruga Tirane-Elbasan. Duke analizuar kete vendim Berisha akuzoi kreun e Bashkise se Tiranes per mashtrim ndaj qytetareve ne lidhje me akuzat e opozites ku sipas socialisteve Qeveria ka djegur kredine per unazen. Ky eshte nje mashtrim i denje vetem per ate qe ka shnderruar ne moral genjeshtren. Kredia as nuk eshte djegur dhe as nuk digjet. Nderkohe Berisha njoftoi se qeveria e tij per dy vjet me radhe ka pranuar qe te jape garancine sovrane per unazen qe sipas tij do te thote qe eshte borxhi i Qeverise e cila i ka deklaruar Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim se eshte e gatshme te marre borxh per unazen e Tiranes por Edi Rama nuk binte dakord kurrsesi qe ky te ishte nje bashkepunim Qeveri-Bashki - tha Berisha.

Pa masa trafiku do jete katastrofe

Kryeministri beri te ditur ne mbledhjen e djeshme te Qeverise se trafiku i qarkullimit te automjeteve ne Tirane nuk do gjeje sherim sa kohe ne Bashki qendron Edi Rama.

Trafiku do shkoje ne katastrofe pasi nuk gjen nje kryetar bashkie ne bote dhe Europe qe ne 12 vjet drejtim nuk nderton dot nje rruge. E pastaj thoni jo e ka fajin Berisha jo makinat jo policia - u shpreh Berisha. Duke vijuar me tej ne lidhje me ceshtjen e bllokimit trafikut si dhe rendimit te tij ne Tirane shefi i kabinetit ministror u shpreh se deklaratat e Rames qe fajeson policine ishin ofendime te pastra per qytetaret e Tiranes. Berisha tha se financimi per kete bashki eshte gjashtefishuar por jane keqperdorur dhe sjane perdorur aspak ne destinacionin qe ishin parashikuar.

Qytetaret e Tiranes duhet ta dine se kjo qeveri i ka akorduar kundershtarit te vet kryetarit te Bashkise se Tiranes kryetar i Parise Socialiste tri here me shume fonde sesa i ka akorduar qeveria e tij socialiste. Fondet jane rritur nga 400 milione vitet e fundit te qeverise socialiste ne 1.7 miliard ne vitin 2009-2008 e me radhe. Por parate jane bere rroga jashte cdo lloj kriteri dhe morali. Sipas Berishes Qeveria ka pergjegjesi qe i katerfishoi fondet por nuk ia vuri kufirin te thana sic e meritonte. Sepse fondet duhet te perdoren per qytetaret dhe jo per te punesuar partine - deklaroi kreu i ekzekutivit.

Grupi i punes

Ne mbledhjen e Qeverise Kryeministri Berisha tha se projekti per unazen kerkonte krijimin e nje njesie te perbashket midis qeverise qendrore e cila ishte borxhmarresi dhe Bashkise se Tiranes. Sipas tij grupi i perbashket ishte i domosdoshem per faktin se nje segment i unazes se re shtrihej ne territorin e qytetit te Tiranes ndersa segmenti tjeter shtrihej ne territorin e komunes se Farkes dhe per kete projekti ne fjale dilte jashte autoritetit te kryetarit te Bashkise se Tiranes. Ndersa ne lidhje me projektin e Bashkise per ndertimin e unazes se vogel ku ishin percaktuar 6 korsi Berisha pohoi se Qeveria nuk ka asnje kundershtim por nga ana tjeter ai u shpreh se me pare do ta konsiderojme ne menyren me serioze megjithese per ne kushton trefishin.

Kryeministri akuzon Ramen per shpenzimet

Berisha Ka keqperdorur fondet e qeverise

Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave Kryeministri vleresoi punen e bere nga Bashkia e Tiranes gjate gjithe ketyre viteve qe ky institucion drejtohet nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Ne lidhje ne kaosin e ndodhur para tri ditesh me trafikun e Tiranes Berisha u shpreh se ne dymbedhjete vjet ne pushtet ne Tirane Rama e pa qytetin ne katastrofe te plote dhe kjo perben rastin me flagrant te drejtimit te puneve te kesaj bashkie. Duke vijuar me tej ne sulmin e tij ndaj kryebashkiakut te Tiranes Kryeministri Berisha theksoi se qeveria e tij ka kerkuar qe ajo te jete pale ne zgjidhjen e investimeve per qytetin por bashkepunimi nuk ka ndodhur pasi Rama ka nje koncept primitiv per qytetarin dhe nevojat e tij te trasheguar nga Blloku. Koncepti i Bunkerit qe pervec bunkeri te tjeret i ke frike. E keni vene re se si i mbahet goja kur shqipton fjalen popull me shpejtesine me te madhe nga frika e tij - u shpreh Berisha. Me pas Kryeministri tha se qeveria i ka katerfishuar fondet deri me tani te cilat duhet te perdoreshin per qytetaret por ai i ka perdorur per te punesuar anetaret dhe militantet e partise se tij. Me pas Berisha ne te njejten linje duke akuzuar Edi Ramen shtoi Fondet ti i ke perdorur per te bere biznes me zgjedhjet ne Shqiperi por nuk do te mund ti perdoresh me. Nuk do te mund te perdoresh taksat e shqiptareve per te bere biznes kunder interesave te tyre jetike. Parate e shqiptareve do ti perdoresh per rruge kanalizime kopshte shkolla- akuzoi Kryeministri Berisha.

Projektet e Qeverise

Kryeministri theksoi se me marrjen e vendimit do te behet tenderi dhe do te filloje ndertimi per te cilin ai kerkoi qe te realizohet ne nje kohe sa me te shkurter. Dua tu deklaroj qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise se ky eshte vetem fillimi se nje seri projektesh qe bashke me parlamentin me vone Biblioteken Kombetare Operen etj. do te ndertojne Tiranen e ketij shekulli Tiranen e ketij sistemi.

Per qytetaret

Ne ne axhenden tone kemi qytetarin me te gjithe problematiken e tij. Ne nuk perjashtojme qytetaret e Tiranes per faktin se ne Tirane qeveris Edi Rama apo ne Durres sepse qeveris si kryetar bashkie nga Partia Socialiste. Lind pyetja a ka qeveria pergjegjesi Po sepse ne parate i dhame ne perputhje me ligjin duke pasur besim qe kryetaret e qeverive vendore do ti perdornin keto para per qytetaret ne radhe te pare. Do ti perdornin per rruge per kanalizime per ujesjelles per kopshte per shkolla.

Ndjesa e Rames

Kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme te Qeverise i kerkoi kryetarit te bashkise se Tiranes qe tu kerkoje te falur kryeqytetasve per papergjegjshmerine e tij ne drejtimin e bashkise me te madhe te vendit. Ne kulmin e kaosit dhe te katastrofes qe u krijove qytetareve u the atyre se ti nuk ke pergjegjesi. E verteta eshte se ti u deshmove atyre se je me i papergjegjshmi me ate dalje te shpejte ne vend qe te kerkoje te falur. Te kerkosh te falur do te thote te kesh te zhvilluar ndjenjen e pendeses - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›