Gjykata rrezon kerkesen per lirim te Dritan Minxollit

Gjyqtari Hado Njoh si vendime unifikuese ato te Kolegjeve te Bashkuara vendimi i Kolegjit Penal caktoi tjeter trupe gjykuese pas prishjes se vendimit. Minxollit i mbeten edhe 2 muaj e tete dite afat paraburgimi
Gjykata e Tiranes rrezoi kerkesen e Dritan Minxollit per lirim te menjehershem nga burgu me argumentin se i kane perfunduar afatet e paraburgimit prej 89 ditesh. Ne vendimin e tij kryegjyqtari i seances Ridvan Hado ka argumentuar se te pandehurit jo vetem qe nuk i kane skaduar apo tejkaluar afatet e paraburgimit por nga llogaritja e bere gjate ketyre diteve rezulton se i mbeten edhe dy muaj e tete dite afat per te qendruar ne burg nderkohe qe ka bere vetem 8 muaj e 11 dite paraburgim. Madje vepra penale per te cilen akuzohet i pandehuri Minxolli nuk parashikon denimin nga 10 vjet burg deri ne Burgim te perjetshem por parashikon denim nga 20 vjet burg deri ne burgim perjete. Lidhur me nje vendim te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte dhene per dy te pandehurit e tjere Mihal Delijorgji e Ylli Pinari kryesuesi Hado argumentoi se ky vendim nuk ishte unifikues dhe se nuk i shtrinte efektet per kete trupe gjyqesore ndaj dhe perllogaritja e diteve te paraburgimit do te behet nga dita kur dosja ka mberritur ne Gjykaten e Tiranes dhe jo ne Gjykaten e Larte. Madje sipas gjyqtarit ne vendim percaktohet se pas prishjes se vendimeve te dy gjykatave nuk duhej te ishte e njejta trupe gjyqesoren qe duhej te jepte vendimin per lirim ose jo por nje trupe tjeter gjyqesore. Vetem vendimet e Kolegjeve te Bashkuara jane unifikuese dhe te zbatueshme nga ne. Kerkesa eshte e pabazuar ne ligj dhe duhet rrezuar - perfundoi arsyetimin e vendimit kryegjyqtari i seances. Ky vendim solli reagimin e menjehershem te avokatit te Delijorgjit Maks Haxhia dhe avokatit te Minxollit Arben Prifti te cilet e quajten antikushtetues si vendim ndersa deklaruan se do te shohin pozicionin e tyre si mbrojtes ne kete proces. Ata u larguan ne menyre demonstrative nga salla e gjyqit nderkohe qe jane ndjekur ne veprimet e tyre edhe nga i pandehuri Pinari dhe avokati i ketij te fundit. Kjo solli shtyrjen e seances gjyqesore per me 3 dhjetor ndersa gjykata u ka lene kohe per reflektim avokateve te Delijorgjit Minxollit dhe Pinarit. Ndersa kete veprim te avokateve njeri nga prokuroret e ceshtjes e ka quajtur grotesk.
Kerkesa
Fillimi i seances se kaluar per 29 te pandehurit e akuzuar per tragjedine e Gerdecit ka nisur me nje kerkese nga avokati i njerit prej te pandehurve te arrestuar Dritan Minxollit. Avokati Arben Prifti ka kerkuar nga gjykata lirimin e menjehershem te klientit te tij pasi afatet jo vetem qe kane perfunduar por edhe mbahet ne burg ne menyre te tejskajshme. Ne baze te nenit 263/2 si dhe ne baze te vendimeve qe ka dhene kjo gjykate dhe Gjykata e Larte klienti im Dritan Minxolli mbahet padrejtesisht ne paraburgim pasi afatet e paraburgimit kane perfunduar dhe jane tejkaluar prej 89 ditesh duke e mbajtur ne menyre te tejskajshme brenda - u shpreh ne kerkesen e tij avokati Prifti duke i vene ne dispozicion trupit gjykues edhe vendimin e disa diteve me pare te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte ku specifikohej se per te pandehurit duhet te llogaritet paraburgimi jo prej dites qe kjo dosje ka mberritur ne Gjykaten e Shkalles se Pare por nga dita qe kjo dosje eshte regjistruar ne Gjykaten e Larte. Pra ne baze te vendimit te Kolegjit Penal perllogaritja e afateve te paraburgimit duhet te filloje nga dita 13 mars 2009. Bazuar ne kete vendim te Gjykates se Larte marre per te pandehurit Ylli Pinari e Mihal Delijorgji shtrihen efektet edhe per dy te pandehurit e tjere te arrestuar ne te njejten kohe Dritan Minxolli e Sokol Ngjeci. Pra ne baze te ketij vendimi paraburgimi humbet automatikisht fuqine.
Rivleresimi
Por nderkohe qe dje u vendos rrezimi i kerkeses per lirim per te pandehurit Dritan Minxolli gjyqtari Ibrahim Hoxha do te rivleresoje masat per Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjin nese do te lirohen apo jo ne baze te arsyetimit te dhene nga Gjykata e Larte. Nje dite me pare ai e shtyu seancen me argumentin se avokatet ishin pa akt perfaqesimi dhe te pandehurit nuk ishin te pranishem. Pas kerkeses se te pandehurve Pinari e Delijorgji Kolegji Penal vendosi prishjen e dy vendimeve te Shkalles se Pare dhe Apelit dhe rikthimin e masave per rivleresim ne Shkalle te Pare. Pra do te jete gjyqtari Hoxha i cili do te perllogarise ditet e qendrimit ne paraburgim per keta dy te pandehur qe nga data 13 mars 2009 dhe do te vendose lirimin e Pinarit e Delijorgjit. Ne nje vendim te gjyqtarit Hado perllogaritja nga ana e tij ishte bere qe nga dita kur dosja ishte depozituar ne Shkallen e Pare mirepo vendimi i Kolegjit Penal detyron gjykaten me te ulet ta nise perllogaritjen nga dita kur eshte depozituar dosja ne Gjykate te Larte. Dhe ne baze te kesaj perllogaritjeje kater te pandehurit e arrestuar mbahen padrejtesisht ne paraburgim prej afro 3 muajsh duke perllogaritur edhe pezullimet e afateve te paraburgimit dhe lejen e gushtit dhe pushimet e dhjetorit te gjykatave.