E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godina e partise prone e nje miku te Rames

25/11/2010LSI pergenjeshtron akuzat e Partise Socialiste ne lidhje me seline

Luan Rama Meta i hapur per hetimin e pasurise se tij

Akuzave te Partise Socialiste ne lidhje me pronesine e godines LSI-ja me ane te sekretarit te saj te pergjithshem Luan Rama i eshte kunderpergjigjur dje duke u shprehur se pretendimet e PS-se jane akuza dhe shpifje te bera keto ne vazhden e te njejtave qendrime hipokrite e te pabazuara ne fakte te amplifikuara nga lidershipi josocialist i Partise Socialiste. Luan Rama i ftoi socialistet qe te drejtohen ne organet e zbatimit te ligjit ne institucionet e verifikimit te pasurive. Sipas tij Ilir Meta ia ka bere te qarte Partise Socialiste edhe kur ka qene Kryeminister i Partise Socialiste edhe kur eshte akuzuar me pare dhe e ben edhe nje here te ditur ne vijimesi qendrimin e vet se per cdo fakt per cdo dokument per cdo prove qe mund te kene te gjithe ata qe nxjerr si shperndares thashethemesh Edi Rama ti drejtohen organit te hetimit. Godina qendrore e LSI-se eshte ne pronesi te nje miku te Edi Rames - tha Luan Rama. Eshte ne pronesi te qytetarit Muharrem Berisha tha ai kampion i njohur ish-sportist i njohur i Dinamos ne kohen kur edhe Edi Rama vishte bluzen e Dinamos. Dhe nese Edi Rama - shtoi ai - ka ndonje merak per vertetesine apo per gjithcka lidhet me pronesine e kesaj godine ti drejtohet mikut te tij dhe te marre informacionin e nevojshem me perpara se te nxjerre ne ekran per te keqperdorur apo per te abuzuar individe pa integritet moral politik dhe qytetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›