E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Tokë falas për ata që ndërtojnë kampuse universitare

04-03-2013 / Gazeta 55

Kryeministri përuroi Kampusin e ri të Universitetit Amerikan të Tiranës

Në përurimin e Kampusit të ri të Universitetit Amerikan të Tiranës, kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të deklaruar një tjetër nismë në mbështetje të arsimit privat. “Edhe unë dua të njoftoj se brenda një harku shumë të shkurtër kohor qeveria do të miratojë ligjin “tokë për shkollë”. Ne do t’u japim tokë atyre që duan të ndërtojnë Kampuse dhe atë do t’ua japim me 1 euro ose falas fare”- deklaroi Berisha.
Arsimi privat sot mbulon 20% të arsimit të lartë ndonëse që në vitin 2005 në universitete të tilla kishte vetëm 900 studente. Të tjera arritje premtoi kryeministri për realizimin e të cilave kërkoi votën e shqiptarëve. “Janë zëra, të cilën atakojnë në bllok arsimin privat, universitar apo para-universitar. Absolutisht, janë regresistë. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për konsolidim e arsimit publik. Arsimin parauniversitar ta mbajmë falas, por, gjithashtu, jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm, pa asnjë hezitim, arsimin privat. u garantoj se qeveria në katër vitet që vijnë, në reformën e financimit do të vendosë atë barazi qëndrimi që është e detyruar për çdo qeveri në aspektin e shërbimeve publike, në aspektin e arsimit dhe shëndetësisë”- vijoi ai.
“Shqipëria mund të zhvillohet vetëm duke u bazuar në dije”- tha shefi i qeverisë prandaj garantoi se reformat në arsim nuk do të ndalen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›