E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi takohet në Bruksel me Ashton dhe Reeker

04-03-2013 / Gazeta 55

Nis raundi i gjashtë i dialogut Prishtinë-Beograd

Rreth orës 10:00 në Bruksel, me takimin e shefes për Punë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur raundi i gjashtë i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ashton pas këtij takimi me Thaçin do të takohet edhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, ndërsa më pas, do të vazhdojë takimi i dy kryeministrave dhe baroneshës Ashton, takim ky në të cilin pritet që temë kryesore të jetë krijimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës.
Ne Bruksel, Thaçi është takuar edhe me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Filip Rekeer. Në njoftimin e lëshuar nga kabineti për informim i kryeministrit, thuhet se zoti Thaçi ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, “si rruga më e mirë për zgjidhjen e një mori çështjeve që kërkojnë qasje ndër-shtetërore, rajonale dhe më gjerë”.
Në komunikatë, zoti Reeker citohet të ketë ritheksuar “vazhdimësinë e përkrahjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun” dhe “për integritetin territorial të Kosovës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›