E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Toke me 1 euro ose falas per ata qe ndertojne kampuse

Ne perurimin e Kampusit te ri te Unviersitetit Amerikan te Tiranes, kryeministri Berisha shfrytezoi rastin per te deklaruar nje tjeter nisme ne mbeshtetje te arsimit privat.

“Edhe unë dua ta njoftoj se brenda një harku shumë të shkurtër kohor qeveria do të miratojë ligjin “tokë për shkollë”. Ne do t’u japim tokë atyre që duan të ndërtojnë Kampuse dhe atë do t’ua japim me 1 euro ose falas fare”-deklaroi Berisha.
Arsimi privat sot mbulon 20% te arsimit te larte ndonese qe ne vitin 2005 ne universitet te tilla kishte vetem 900 studente. Te tjera arritje premtoi kryeministri per realizimin e te cilave kerkoi voten e shqiptareve

“Janë zëra, të cilën atakojnë në bllok arsimin privat, universitar apo para-universitar. Absolutisht, janë regresistë. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për konsolidim e arsimit publik. Arsimin parauniversitar ta mbajmë falas, por, gjithashtu, jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm, pa asnjë hezitim, arsimin privat. u garantoj se qeveria në katër vitet që vijnë, në reformën e financimit do të vendosë atë barazi qëndrimi që është e detyruar për çdo qeveri në aspektin e shërbimeve publike, në aspektin e arsimit dhe shëndetësisë”-vijoi ai.
Shqiperia mund te zhvillohet vetem duke u bazuar ne dije tha shefi i qeverise prandaj garantoi se reformat ne arsim nuk do te ndalen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›