E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti ne historine e Serise A

Francesco Totti vazhdon të shkruajë emrin me gërma të arta në historinë e futbollit italian.

Me golin e shënuar kundër Genoa-s, kapiteni i Romës u ngjit në kuotën e 225 rrjetave në Serinë A.

Ai ka arritur Gunnar Nordahl në vendin e dytë të klasifikimit special të golashënuesve më të mirë në histori.

Por, ndryshe nga suedezi, Totti, i ka realizuar të gjithë golat e tij vetëm me fanellën e Romës.

Ndërkohë, Nordahl ka shënuar 15 me Romën dhe 210 me Milanin.

Në krye të klasifikimit të golashënuesve të futbollit italian ndodhet Silvio Piola, me 273 gola.

Goli i Tottit erdhi nga 11-metrat. Pas ekzekutimit të saktë, tifozët në “Olimpico” u dedikuan nga “standing ovation” kapitenit që në shtator do të festojë 37-vjetorin.

Një dhuratë erdhi edhe nga zyrtarët e stadiumit. Në tabelën elektrike u shfaq shkrimi në të gjithë ekranin “225 Totti – Nordahl”.

Sulmuesi është në sezonin e 20-të me Romën, ndërsa kjo është hera e 13-të që arrin shifrën dyshe të golave në kampionat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›