E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder shtyhet seanca gjyqesore ndaj Shullazit dhe shokut te tij

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe e Edision Haziraj në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Shkak është bërë mungesa e të pandehurve dhe e avokatëve mbrojtës. Trupa gjykues vendosi seancën e radhës më datë 13 mars.

Më 3 korrik 2012, Gjykata e Lezhës dha masën “burg pa afat” për Shullazin dhe Hazirajn, në lidhje me akuzën për armëmbajtje pa leje.
Dy të pandehurit u arrestuan nga RENEA në qytetin e Lezhës. Ata u kapën ne një mjet të blindur dhe me dy pistoleta pa leje.
Aksioni i RENEA-s kishte të bënte mbi vëzhgimet dhe kontrollet që policia po kryente për vrasjen e fierakut Bledar Balliu. Aktualisht Shullazi dhe Haziraj po kalojnë masën e arresttit në qelitë e burgut të Shënkollit nëLezhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›