E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Transportit proteste kunder vendimit te qeverise greke

Shoqata e transportit shqiptar ka protetsuar sot kundër vendimit të qeverisë greke për pezullimin e linjave të transportit urban. Sipas kreut të shoqatës së transportit Ali Dyrmishi ky vendim penalizon kompanitë shqiptare për të favorizuar kompanitë greke.

“Kjo njëanshmëri e palës greke ka 1 vit që në na pezullon linjat e transportit me Greqinë që për të mbrojtur interesat e një grupi të vecantë të palës së saj, për të mbajtur monopol linjat ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sot deri në orë 12:00 kemi afatin e fundit. Jemi 35 kompani. Nga këto 22-25 kompanive i është hequr e drejta për të punuar në linjën Shqipëri- Greqi. Ky është veprim i antiligjshëm pasi ne kemi licenca deri në 2014, kjo ndodh vetëm për Shqipërinë”- deklaroi ai, i cili shtoi se ky vendim do të çojë drejt falimentimit kompanitë shqiptar, por edhe do të dyfoshojë edhe kostot e udhëtimit të emigrantëve shqiptarë.

Ai kërkoi marrjen e menjëhershme të masave nga ana e Ministrisë sonë të Transporteve, në të kundërt ai paralajmëroi bllokimin e kufirit me Greqinë në të dy pikat kufitare (Kapshticë dhe Kakavijë) nga Shoqata e Transporteve.

“Nga nesër e tutje, nëse nuk reagon Ministria jonë e Transporteve, ne do vazhdojmë deri në bllokimin e kufirit, që të mos kalojë asnjë autobus grek në territorin shqiptar. Ministria e Transporteve t’i penalziojë sikurse ato na i kanë hequr ne”- theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›