Berisha Toleranca fetare mesazhi me i medh njerezor e hyjnor qe kombi yne percjell
Toleranca fetare, buron tek besimi i palëkundur te Zoti.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha, në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë së organizuar nga Komuniteti Mysliman me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamed.
“Ky është një nga mesazhet më të mëdha njerezorë dhe hyjnore që kombi shqiptar, i përcjell mbarë njerëzimit.
Në Shqipëri, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, janë të gjithë tolerantë.
Fondamentalizmi i vetëm që ky vend ka njohur, ka qenë vetëm ai i regjimit totalitar.
Ky variant i fundamentalizmit, ekzistoi tek ne, në mënyrën e vet më të egër, pasi ai donte që t’ua merrte shqiptarëve rrugën e Zotit, që t’ua zëvendësonte me rrugën e tij”, tha mes të tjerash Berisha.
Duke shtuar se Zoti ka caktuar tashmë për shqiptarët, rrugën që nuk mund ta ndalë askush.
“Sot ne kremtojmë ditën e lindjes së profetit të dritës, një nga mësimet e të cilit ishte drita dhe arsimit, gëzuar këtë ditë”, iu drejtua publikisht kreu i qeverisë të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë.