E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Topalli urojnë Krishtlindjen: Vitin tjetër pa viza

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kanë uruar Krishtlindjen nga Kisha Ortodokse në Tiranë dhe njëherësh kanë premtuar lëvizje pa viza deri në Krishtlindjet e ardhshme.
Kreu i qeverisë, Sali Berisha tha se sot është një ditë e shenjtë. " Ky është një rast i shkëlqyer për t'i uruar besimtarëve gëzuar këtë ditë të shenjtë, të madhe.Ditë që shënon lindjen e Krishtit, një moment që ndau kohërat dhe historinë. Asgjë nuk ka ndikuar më fuqishëm në historinë e qytetërimit se lindja e Krishtit", u shpreh ai.
Kryeministri tha se dita e sotme frymëzon besim të madh, shpresë, dashuri, mirëkuptim dhe forcë të njeriut. Berisha deklaroi se vitin e ardhshëm qytetarët shqiptarë do kenë mundësi që për Krishtlindje të udhëtojnë pa viza. "Këtë vit, ëndrra jonë u bë realitet, jemi në NATO. Krishtlindjet e tjera uroj t'i festojmë më heqje vizave dhe përparime në procesin e integrimit në BE. Më shumë punë për shqiptarët dhe betejë të suksesshme kundër varfërisë", shtoi ai.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit vlerësoi se Dita e Krishtlindjes është një ditë shumë e rëndësishmë. "Shpresa e njerëzimit për paqe na bën që të gjithë shqiptarët ta shohin si një festë që të jep besim e shpresë për të ardhmen", theksoi ai. Kryeparlamentarja shtoi se
2009-ta ishte një vit i veçantë për vendin, por 2010-ta do jetë viti i heqjes së vizave .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›