Shkodër, Berisha e Topalli urojnë Krishtlindjen

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit , Jozefina Topalli kanë uruar Krishtlindjen nga qyteti i Shkodrës. Kreu i qeverisë Berisha në urimin e tij tha se shpreson që në Krishtlindjet e ardhshme shqiptarët të udhëtojnë pa viza në BE. "Kjo Krishtlindje gjeti Shqipërinë në NATO, urojmë që në Krishtlindjet e ardhshme shqiptarët të udhëtojnë pa viza në BE", u shpreh ai.
Krue i qeverisë shoqërohej nga bashkëshortja, Liri Berisha.