Berisha: “Topi dhe ish-et e tij, te ndryshojne statutin e PS” Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, beri te qarte dje se mazhoranca qe ai drejton nuk bie dakord me opoziten per ndryshime kushtetuese, si kusht per realizimin e reformes zgjedhore apo reforma te tjera. Madje ai u sugjeroi edhe grupit te juristeve qe po merren me propozimet e opozites, qe me mire te merren me permiresimin e statutit te PS-se. “Ajo qe une do t’i keshilloja ish- sekretarit te pergjithshem te PS-se dhe ish- Presidentit te Republikes Mejdani, ish- Gjeneral Moisiut, ish- kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe anetar i kryesise se PS-se, Mark Abdia, ish- dishendentit direkt te diktatorit Hoxha dhe me radhe, qe te merren me statusin e Partise Socialiste, meqenese kane vendosur te konsumojne muajin gusht me problematika. Pra, une mendoj se do te ishte ndihma me e madhe qe keta zoterinj mund t’i japin partise se tyre”, u shpreh ai. Kreu i qeverise theksoi se oferta e tij per Ramen, eshte zbatimi dhe respektimi i Kushtetutes, teksa permendi serish voten e dhene nga Presidenti Bamir Topi ne zgjedhje pro kreut socialist. “Oferta ime eshte zbatimi dhe respektimi i Kushtetutes. Une nuk e bej kete per interesin e mazhorances apo te qeverise, por e bej kete per interesin jetik te cdo qytetari shqiptar, respektimin e Kushtetutes se vendit. Ju e shihni se Rama e pati Presidentin. Ai votoi per te, kjo u faktua me vote. Une dua te theksoj ketu se jane jo te pakte ata qe me thone, a ndiheni i tradhtuar nga ky veprim. Absolutisht, nuk ndihem aspak i tradhtuar, sepse duhet te jeni te bindur se thelbi i perpjekjeve te jetes sime ka qene qe njerezit te votojne te lire”, theksoi kryeministri. Ndaj sipas tij, te kerkosh ndryshime kushtetuese sepse do ta fusesh presidentin gjysme ne xhep, nderkohe qe e ke ne xhep plotesisht dhe nuk te dha asgje, kjo nuk eshte racionale. Ne kete kuader, Berisha tha se gjerat duhet te kene thelbin e arsyes, pra kerkesat qe PS ben ne drejtim te mazhorances per reformen. “Cfare i dha atij Presidenti? 140 mije vota me pak, me gjithe voten e tij pro”, ironizoi kryeministri. Ndaj Berisha vuri edhe nje here theksin, tek domosdoshmeria e zbatimit te ligjeve dhe kushtetutes se vendit, pasi Rames sipas tij, vota e Presidentit Topi ne zgjedhje nuk i solli vota, perkundrazi, 140 mije vota me pak ne rang vendi dhe 10.999 vota me pak vetem ne Tirane. “Sepse ne fund te fundit, secili ketu, ne nje vend te lire, ka vetem nje vote. Zoti Rama e ka te veshtire te nxjerre mesime. A mund te me thoni; kush duhet te prevaloje, te mbizoteroje: flirtet, prapashpinezat, apo Kushtetuta. Sigurisht do te mbizoteroje Kushtetuta. Keta qe pendohen bejne mire qe pendohen, por kur te takon shume here te pendohesh, kthehesh ne pendese. Duhet ta kuptojme kete”, u shpreh dje kryeministri, duke ju uruar te gjitheve, pse jo dhe politikes, pushime te mbara, sepse gushti eshte muaji i pushimeve.