E Diel, 1 Nëntor 2026

Toci: Opozita do te hyje ne dialog me shqiptaret dhe nderkombetaret

Nisja e sesionit te ri parlamentar do te sjelle dhe nje kurs te ri te opozites. Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Toci thote se opozita do te jete aktive me pjesemarrjen ne Kuvend, duke dhene alternativat e saj, por edhe me veprime. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, deputeti socialist shton se opozita do te bashkepunoje me shqiptaret dhe me faktorin nderkombetar, per te arritur objektivat e saj. Deputeti i PS-se sqaron dhe pozicionin e partise me te madhe ne opozite ne lidhje me ndryshimet Kushtuese, duke shtuar se ato lidhen me zgjedhjen e Presidentit, dhe Prokurorit te Pergjithshem. Nga ana tjeter, Toci thekson se reforma zgjedhore eshte e nevojshme dhe nje domosdoshmeri per zgjedhjet e ardhshme.

PS ka deklaruar se do te jete pjese e reformave, duke percaktuar si te domosdoshme ndryshimin e Kushtetutes. Duke qene se zgjedhjet kane qene ato qe kane sjelle me shume perplasje gjate viteve te fundit, a nuk do te ishte me emergjente reforma zgjedhore?

Eshte e natyrshme qe pas aksioneve te medha politike, sic jane edhe zgjedhjet, te pergjithshme apo vendore qofshin, te behen analizat dhe te nxirren konkluzionet ne lidhje me rezultatin e arritur dhe faktoret qe cuan ne kete rezultat. Koalicioni i majte ka fituar pjesen me te madhe te bashkive me te medha ne te gjithe Shqiperine, vecanerisht ne qytetet me te medha, dhe grabitja ne tavoline e fitores ne Tirane, duke ushtruar presionin e pushtetit edhe mbi sistemin gjyqesor ne te gjitha nivelet, nuk e ka zbehur aspak bindjen se fitoren e zgjedhjeve ne Tirane e pane te gjithe me syte e tyre, fale rolit te madh te mediave, perfshi edhe nderkombetaret qe e ndoqen hap pas hapi dhe nga afer procesin. Duke nxjerre cdo dite fakte te reja per veprimtarine e perbindshme te kesaj mazhorance per manipulimin e zgjedhjeve dhe duke bere kallezimet perkatese ne Prokurori e gjykata, nga ana tjeter ne po bejme analizat dhe pergatitjet e nevojshme per betejat e ardhshme, perfshi ate parlamentare per reformat e nevojshme. Ndryshimet kushtetuese mund te jene pjese e ketyre reformave, duke pasur parasysh se ne periudhen ne vijim priten ngjarje te rendesishme politike, si zgjedhja e Presidentit te Republikes, Prokurorit te Pergjithshem e deri ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013, nese kriza qe ka mberthyer vendin dhe shqiptaret do ta lejojne ekzistencen e kesaj qeverie deri ne kete date.

Eshte normale qe perplasjet me te medha ndodhin gjate fushatave zgjedhore dhe pas tyre per pranimin e rezultatit, pasi zgjedhjet lidhen gjithmone me marrjen e pushtetit dhe drejtimin e vendit. Por emergjenca e reformave zgjedhore lidhet pikerisht me keto zgjedhje. Zakonisht reformat zgjedhore diskutohen para se te nisin fushatat e zgjedhjeve, pas tyre reforma te tjera zgjedhore mund te jene me te rendesishme. Nje reforme e tille zgjedhore duhet te ishte bere para zgjedhjeve te 8 majit. Por mazhoranca e sotme nuk e ofroi nje mundesi te tille. Nuk ishte as klima, as vullneti dhe as predispozicioni i kesaj qeverie dhe e mazhorances parlamentare per te realizuar nje diskutim rezultativ me opoziten per nje reforme te vertete zgjedhore; ndaj vendi vajti ne zgjedhje me nje Kod Zgjedhor qe duhej rishikuar qe t’i pershtatej me mire zhvillimeve te koheve te fundit. E shikoj si domosdoshmeri nje reforme te tille para zgjedhjeve te ardhshme, qe mund te jene, sipas te gjitha gjasave, edhe te parakohshme.

Takimi i fundit BE – Shqiperi ishte sinjali i radhes i nderkombetareve per mospermbushjen e reformave. A ndihet pergjegjese opozita per kete?

Nga menyra si u administruan zgjedhjet e fundit ne Tirane, ose me mire nga menyra se si u grabiten hapur, ne sy te te gjithe botes, nuk ishte aspak per t’u habitur me qendrimin e fundit BE – Shqiperi qe penalizoi vendin tone per mospermbushjen e reformave. A ndjehet pergjegjese opozita per kete? Padyshim, si pjese e klases politike shqiptare, si opozite konstruktive qe nuk kemi bere aq sa duhet per largimin me pare te kesaj qeverie. E keqja e ketij vendi eshte keqqeverisja e ketij grupi qe po e zhyt Shqiperine gjithnje e me teper ne varferi e ne borxhe, qe e ka ngritur ne sistem korrupsionin dhe abuzimin me pasurite kombetare, qe praktikon ne cdo rast politika klienteliste, duke pasuruar vetem nje rreth te ngushte sherbetoresh te qeverise dhe duke varferuar gjithnje e me teper shqiptaret. Kam pare e degjuar keto dite nje perfaqesuese te qeverise qe kendonte e turfullonte per pergjegjesine qe ka opozita “per mospermbushjen e standardeve nga ana e qeverise”. Ne kete kohe ulerimash paska vend edhe per te qeshur, madje me te madhe. Ka mbi gjashte vjet qe kjo mazhorance eshte ne pushtet dhe ka marre persiper ta coje vendin ne BE. Perse nuk e con? Si mund te pergjigjet para shqiptareve dhe para faktorit nderkombetar qe nuk ka mundur akoma te realizoje asnjerin nga 12 kushtet qe i ka vene BE-ja? Duke anatemuar opoziten?! Nuk eshte pare e degjuar deri me sot ne asnje prej vendeve demokratike qe e gjithe politika e nje vendi, perfshi median, analistet e intelektualet e varur e “te pavarur” etj. te merren nate e dite me opoziten dhe as 1/10 e kohes me qeverine dhe qeverisjen. Por kjo nuk eshte fare e rastesishme: e gjithe strategjia dhe demagogjia e Berishes me te tijte ka bere c’eshte e mundur qe vemendja e opinionit publik te drejtohet nga opozita per te pare se c’behet brenda saj. Dhe kjo per te mos u marre me bemat e qeverise se tij qe po shet vendin, po jep koncesione pa hesap e pa asnje studim, madje kunder interesave te vendit; shkel mbi ligjet e vendit sa here ia do interesi i tij dhe e atyre qe i sherbejne; shkel me kembe cdo njeri apo institucion qe i del perpara dhe i behet pengese ne rrugen e tij; duke bere presion apo joshur per te arritur keto edhe pushtete te tjera, perfshi nje pjese jo te vogel te medias, drejtesine etj. Po ndodh prej 6 vjetesh ne shoqerine shqiptare si ne shprehjen e njohur popullore “Ujku, ujku! Dhe cakalli ben kerdine”.

Cfare duhet bere ne shtator per te dale nga kjo situate. Cili do te jete kontributi i opozites?

Cfare do te behet ne shtator? Opozita do te beje punen e saj. Opozita eshte i vetmi institucion qe nuk tutet nga presioni i pushtetit dhe nuk ka per t’u terhequr nga qendrimi i saj. Ne Parlament dhe kudo tjeter, me fjale dhe me veprime, ne dialog me shqiptaret dhe faktorin nderkombetar, me gjuhen e ligjit dhe brenda kuadrit kushtetues ne do te kerkojme me te gjithe forcen daljen nga skena sa me pare te kesaj qeverie per t’i hapur rruge integrimit te vendit ne BE dhe shpetimin e ekonomise se vendit nga gremina per ku e ka drejtuar kjo qeveri.

Bisedoi Qamil Xhani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›