Durrës, shtohen përdoruesit e internetit në zyrën postare

Shtohet numri i përdoruesve të internetit në ambientet e zyrës postare në Durrës. Për të monitoruar nga afër këtë arritje, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo i shoqëruar nga drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorrea kanë bërë me dije ecurinë e zhvillimit të projektit “Internet falas”, në kuadrin e nismës së qeverisë shqiptare “Shqipëria në moshën e internetit”.
Sipas ministrit Pollo, statistikat tregojnë se në rrjetin e kompjuterave, janë rreth 480 milionë paketa të transmetuara dhe 35 mijë qytetarë, të cilët kanë përdorur për nevojat e tyre kompjeterat e postës. Nga ana tjeter drejtori i postës shqiptare, Arqile Gorea ka theksuar ndryshimet rrënjësore që ka pësuar posta shqiptare vitet e fundit.
Statistikat tregojne se në internetin satelitor, i cili aplikohet në 300 zyra në komuna, trafiku mujor mesatar është 38 gb në çdo zyrë.