Berisha: Topi mbylli sytë para dhunës
Kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak castesh ka akuzuar presidentin e Republikës, Bamir Topi, se ka mbyllur sytë para dhunës së ushtruar nga protestuesit gjatë 21 janarit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka paralajmëruar se këtë cështje do ta trajtojë me shumë seriozitet komisioni i posacëm parlamentar për ngjarjet e 21 janarit.
“Zoti Topi nuk pa policë që gjuheshin barbarisht, nuk pa policë që u hidhej flaka për t’i djegur, nuk pa policë të shtrirë në tokë dhe që protestuesit u turreshin si kafshë të egra, nuk pa flamurin që një protestues e hodhi si leckë. Po them një të vërtetë shumë të hidhur dhe shumë të trishtuar, por është një e vërtetë që do hetohet nga komisioni parlamentar”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka publikuar disa të dhëna që provojnë sipas tij se “bllokmenët” më 21 janar tentuan të realizonin një grusht shteti.
Ai ka bërë të ditur se nga hetimet e kryera është zbuluar se opozita ka stërvitur grupe të posacme për rrëzimin e qeverisë, duke i pajisur ato me armë të sofistikuara.
28 Janar 2011